• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TË VRASIM ÇUNIN”/ Aurel Guni: Bexhet Musmuça më tha se rrëmbimin e porositi Ardjan Çapja dhe Ervis Çaushllari
Home
Breaking News

“DO TË VRASIM ÇUNIN”/ Aurel Guni: Bexhet Musmuça më tha se rrëmbimin e porositi Ardjan Çapja dhe Ervis Çaushllari

31 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbulohen emrat e dy personave, për të cilët pretendohet se janë urdhëruesve të rrëmbimit në Elbasan të Aurel Gunit . Ka arritur të mësojë disa detaje që oficerët e policisë gjyqësore, kanë regjistruar, në denoncimin e biznesmenit Aurel Guni, i cili mbrëmjen e të premtes u rrëmbye nga Bexhet Musmuça, tashmë i arrestuar sëbashku me një vajzë e cila besohet se është e dashura e tij.

Aurel Guni gjatë dhënies së denoncimit ka pohuar se Bexhet Musmuça, i ka thënë se ishte urdhëruar ta çonte tek Ardjan Çapja dhe te Ervis Çaushllari. Në dëshminë e tij të cilën  e disponon por nuk e publikon për arsye të hetimeve, Aurel Guni ka deklaruar se:

“Pastaj Bexheti më tha që duhet të më çonte tek Ard Çapja dhe Ervis Çaushllari. “Të kërkojnë ata të dy, dhe mua më kanë thënë. Ose na sill Aurelin, ose do të të vrasim çunin. Nuk e di çfarë ke me ta, por unë nuk do rrezikoj çunin tim për ty, prandaj eja me mua dhe mbylle se ndryshe do të vras ty. S’je ti më i rëndësishëm se çuni im,”- kështu më tha. I njoh të dy personat, nuk kam asnjë konflikt me ata. Nuk e di për çfarë më kërkonin. Nuk mendoja që Bexheti do të më çonte aty”.

Bexhet Musmuça i akuzuar për tentativë rrëmbimit të Aurel Gunit

Një ditë më parë policia e Elbasanit përmes një njoftimi të dytë për këtë ngjarje të rëndë tha se Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë Bexhet Musmuça, 39 vjeç, pasi ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin Aurel Gunit.

Është arrestuar edhe shtetasja Fjona Cani 28 vjeçe, pasi dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të dëmtuarit Aurel Guni, për të tërhequr kallëzimin.

Fiona Cani, 28-vjecarja që kërcënoi familjen e Aurel Gunit në Elbasan

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin Bexhet Musmuçën ndërsa për shtetasen Fjona Cani për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”.

Ditën e premte, biznesmeni Aurel Guni, njëherazi këshilltar i PDIU dhe vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan, u tentua të rrëmbehej nga Bexhet Musmuça. Guni shpëtoi nga pengmarrja pasi u largua nga makina ku ndodhej bashkë me rrëmbyesin, i cili e goditi edhe me qytën e pistoletës. Guni e kallëzoi në Polici Musmuçën dhe tha se ky i fundit kishte marrë porosi nga një grup kriminal për t’a rrëmbyer dhe për t’i marrë disa informacione për një tjetër grup rival në Elbasan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJET ZGJIDHJA/ Ja çfarë të vishni nëse dilni më 31 dhjetor (FOTO)
Previous article KURAT MË TË MIRA NATYRALE PËR ULÇERËN/ Cilat janë dhe si t’i përdorni

F.autor

Postime të ngjashme

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte Breaking News

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT