Të hënën, më datën 31 dhjetor bashkia e Tiranës do të organizojë një koncert madhështor në Sheshin ‘Skëndërbej’ me rastin e ndërrimit të viteve.
Të ftuar do të jenë artistë të njohur si Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Eranda Libohova, Evi Reçi dhe shumë të tjerë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkjaku i Tiranës përmes një statusi në ‘Facebook’, ku dhe paralajmëron një spektakël manhitës fishekzjarresh si kurrë më parë.
‘Festat në Tiranë, darka me familjen, nuk ka si tryeza me të afërmit e miqtë e dashur! Por festa, muzika dhe fishekzjarret në Sheshi Skendërbej, fitues i Hapësirës Publike Europiane 2018, i cili do të shkëlqejë si kurrë më parë për 2019-ën!’, shkruan Erion Veliaj.
#FestatNeTirane 🎁🚴🏼♂️🎡🎄 Darka me familjen – nuk ka si tryeza me të afërmit e miqtë e dashur! 🥘🍷🍗 Por festa, muzika dhe fishekzjarret në Sheshi Skenderbej – fitues i Hapësirës Publike Europiane 2018 – i cili do të shkëlqejë si kurrë më parë për 2019-ën! ✨💃🏼💥🕺🏻
Gepostet von Erion Veliaj am Sonntag, 30. Dezember 2018


