Në prag të fundvitit ka ndodhur një ngjarje tragjike ku dy persona kanë humbur jetën teksa peshkonin në rezervuarin e Pogradecit.
Ndërkohë që një nga trupat nuk është gjetur ende, polumbarët po vijojnë me kërkimet. Fatkeqësisht, viti 2018 pati një sërë ngjarjesh ku daljet me shokët apo peshkimi rezultoi fatal. E madje, kërkimi për trupin e tyre ka zgjatur edhe me javë.
Mëposhtë AlpeNews.al ju sjell në rubrikën e “2018” mbytjet tragjike që lamë pas këtë vit.
Dy persona humbin jetën në Pogradec
Një person ka humbur jetën pasi është mbytur në rezervuarin e Bradomirës ku edhe kishte shkuar për të peshkuar me një mikun e tij.
Peshkatari është identifikuar si Arben Pupa, 50 vjeç, banues në fshatin Bletas, trupi i të cilit është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit.
Dyshohet se 50-vjeçari ishte i shoqëruar nga Ramazan Kojtari, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit.
Xhorxho Seferi, gjendet pas 15 ditësh kërkime:
Mëngjesin e 20 Majit, 20-vjeçari Xhorxho Seferi ra nga lartësia së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor dhe është në gjendje të mirë. Të dy shokët ishin nisur për pinkik.
Fillimisht u dyshua se 20-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit. Ekipet e polumbarëve vijuan kërkimet në lumin e Erzenit për të gjetur trupin e 20-vjeçarit, dhe vetëm pas 15 ditësh është bërë e mundur gjetja e trupit. Kërkimet nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në grykën e Skuranës në një terren shumë të vështirë.
Mbytet në Karaburun, operatori
Armando Hallvaxhiu, operatori i News24, u mbyt teksa zhytej në ujërat e Karaburunit.
Mandi njihej për përkushtimin në punë dhe pasionin që kishte për zhytjen në thellësitë e detit si dhe peshkimin.
Armando Hallvaxhiu ka punuar në disa media kryesore në vend.
Ai kishte vendosur bashkë me disa shokë të shkonte edhe fundjavën e fundit në Vlorë dhe të zhytej në thellësinë e bregdetit të Jonit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë prej andej dhe është mbytur në vendin e quajtur shpella e ”Haxhi Ali-ut”.
Dy policet nga Kosova mbyten në Lum
Malsor Dashi e Armend Trena, mbrëmjen e të shtunës në krye të detyrës u zhdukën në mënyrë enigmatike. Të dy këta policë nga Kaçaniku, pak para aksidentit kishin dorëzuar në Han të Elezit një të burgosur.
Kërkimet per trupat e tyre vazhduan me ditë të tëra. Fillimisht u gjet trupi i Malsor Dashit e më pas i Armend Trenës.
Gjendet i mbytur në lumin Kir efektivi i policisë
Gjendet i pajetë 52 vjeçari në lumin Kir në Shkodër. Viktima është identifikuar si shtetasi Dedë Shkalla, efektiv policie në Shkodër.
Trupi i pajetë i 52-vjeçarit Dedë Shkalla, baba i 7 fëmijëve është gjetur nga banorët e zonës në rrethana misterioze.
Sipas të dhënave, në ditët e fundit ai iu kishte shprehur kolegëve shqetësimin se nuk po arrinte dot të plotësonte dokumentet për formularin e vetëdeklarimit për procesin e vetingut në afatin e kërkuar.
Vetëmbytja e babait të pesë fëmijëve vjen katër ditë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e formularit.
/AlpeNews.al








