Në takimin me studentët e ekselencës të universitetit Luigj Gurakuqi, në Ditën e Rinisë. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, ishte thirrja popullore e 8 dhjetorit ‘90.
Po sot kur jemi më afër se kurrë çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, a do të jetë politika shqiptare e bashkuar në lartësinë e aspiratës së Dhjetorit ‘90?”
Kryeministri i vendit Edi Rama u dha në nisje një këshillë: “Mos kërkoni punë në shtet”. Sakaq kreu i mazhorancës u kujdes t’i thonte se në asnjë qeveri nuk ka të shtruar tapetin e kuq për asgjë.
Rama tha se qeveria do të bëj edhe më shumë për të rinjtë.
dhe nuk mund të shpetonte dhe tema me e diskutuar e javeve te fundit, ajo e drejtësisë, Rama kthene përgjigje epike.
“Në gjykata e Prokurori nuk e di a bëhet, por më mirë prisni një herë sa ti reformojmë se ju ekselentët po shkoni të takoheni me ekselentët e anës tjetër të medaljes edhe nuk e di çfarë na del pastaj.
Që ju ti rregullono ata s’ka shans, po do ju prishin ata juve dhe do ju humbasim fare.
Lërini të bëjnë vetingun një herë pastaj mund ta shtrijmë edhe në këto institucionet e gjyqësorit…mos ti bie në qafë për gjëra që nuk i mëritojnë se shumë të rëndë e kanë këtë që i pret tani”, tha Rama./AlpeNews.al
ERTV Live😊: Shkodër – Bashkëbisedim me studentët e ekselencës të universitetit Luigj Gurakuqi, në Ditën e Rinisë. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, ishte thirrja popullore e 8 dhjetorit ‘90. Po sot kur jemi më afër se kurrë çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, a do të jetë politika shqiptare e bashkuar në lartësinë e aspiratës së Dhjetorit ‘90?
Posted by Edi Rama on Freitag, 8. Dezember 2017


