• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË/ Gjykata merr vendim për të RIUN që NDIHMOI autorin
Home
Breaking News

VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË/ Gjykata merr vendim për të RIUN që NDIHMOI autorin

30 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata Penale në Tiranë vendosi sot masën “arrest me burg” për Roland Muzhaqin.
Autoret e dyshuar duke u larguar pas krimit

Behet fjale per te riun qe u arrestua si përkrahës i autorit të vrasjes së 17- vjeçare Griselda Gjikolaj, e cila u vra mbrëmjen e së mërkurës në Laprakë. Në kërkim është shpallur autori i dyshuar, Robert.P, raporton abcnews.al

I arrestuari është Roland Muzhaqi, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Burime nga Policia thanë dje se Prokuroria kishte firmosur urdhër ndalimi për Muzhaqin, i identifikuar përmes kamerave të sigurisë.

Ai dyshohet të jetë personi që është filmuar nga kamerat bashkë me autorin e shpallur në kërkim Robert P., 19 vjeç, para, gjatë dhe pas momentit të krimit. Megjithatë, burimet thanë se Muzhaqi nuk ka qenë i armatosur dhe personi që dyshohet se ka shkrepur armën, duke tentuar të vrasë Erjon Bengën, me të cilin kishte pasur konflikt, por nga të shtënat ka mbetur e vrarë vajza që ai pëlqente, Griselda Gjikola.

Sipas burimeve, në momentin që i ka parë duke u futur në makinën tip “Mercedez Benz”, me targa AA 266 MS, Robert P., i shoqëruar edhe nga i arrestuari, është afruar duke qëlluar të paktën 4 herë me armë zjarri.

Nga këqyrja e automjetit, ekspertët kanë arritur në përfundimin se objektiv i atentatit ka qenë 23- vjeçari Erjon Benga, që mbeti i plagosur. Autori ka qëlluar nga xhami i pasmë i makinës në krahun e shoferit, ku ndodhej i plagosuri, por plumbat kanë goditur edhe 17-vjeçaren që ndodhej në sediljen e parë.

KAMERAT E SIGURISE

Policia ka sekuestruar dhe ka verifikuar kamerat e sigurisë së disa bizneseve private në vendin ku u vra 17-vjeçarja Griselda Gjikola dhe u plagos Erjon Benga. Gjithashtu janë verifikuar edhe disa kamera të tjera përreth vendit të ngjarjes, për të parë rrugën që kanë ndjekur autorët e ngjarjes, para dhe pas ngjarjes.

makina griselda1

Burimet thanë se nga pamjet e kamerave të sigurisë, autori i dyshuar Robert P. dhe miku i tij tashmë i arrestuar, Roland Muzhaqi, shfaqen qartë në kamera, edhe pse mbanin kapuça në kokë. Sipas pamjeve filmike, i dyshuari ka pritur momentin kur çifti të futej në makinë dhe sapo mjeti është ndezur, është afruar duke qëlluar 4 herë në drejtim të shoferit, nga xhami i pasmë i makinës.

Menjëherë pas krimit, 19-vjeçari Robert P. dhe miku i tij Muzhaqi largohen me vrap nga vendi ngjarjes, moment ky që po ashtu është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË NDËRRIMIT TË VITEVE/ Çifti i famshëm shqiptar i japin fund lidhjes (FOTO)
Previous article XHELOZE? Shihni si reagon Adelina Tahiri kur bashkëshorti kërcen me balerinën ekzotike

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT