Detaje të reja nga ngjarja e së premtes ku u tentua që të rrëmbehej Aurel Guni. Ngjarja e rëndë mund të ishte identike me rrëmbimet misterioze të ndodhura gjatë muajve qershor dhe korrik 2018 në Vlorë, por fatmirësisht është shmangur. Aurel Guni është vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan, Artur Guni. Përpos hotelit në zonën e Spillesë në Kavajë, Guni rezulton se ka edhe një kafe dhe bilardo në Elbasan. Aurel Guni u rrëmbye dhe u kanos me jetë nëse nuk do shkonte në zonën ku qëndrojnë anëtarët e një grupi kriminal në Elbasan, por arriti që të shpëtonte. Rrëmbyesi Bexhet Mosmuça njihet në Elbasan si alpinist. Aurel Guni nuk i është bindur dhe për pasojë Bexhet Mosmuça, i njohur edhe si ‘Xheti’ e ka qëlluar me qytën e pistoletës duke i shkaktuar një të çarë në kokë.
Guni ka mundur të largohet nga automjeti i tij dhe të kërkojë ndihmën e një patrulle policie, e cila e ka shoqëruar në urgjencën e spitalit të Elbasanit dhe më pas ka njoftuar dhe sallën operative. Ndërkohë nga ana tjetër Musmuça është larguar me makinën e të dëmtuarit duke e braktisur atë në dalje të qytetit. E gjithë dëshmia e tij e dhënë me proces-verbal dhe jashtë tij është përgjuar me qëllim marrjen e të dhënave të tjera shtesë. Guni ka treguar me detaje të gjithë skemën e krimit të ndodhur në zonën e universitetit të Elbasanit, duke treguar dhe emrin e agresorit. Po pas shoqërimit, i akuzuari Bexhet Mosmuça është lënë i lirë


