Nga ngjarja e sotme e ndodhur në Bradashesh të Elbasanit, ka humbur jetën shtetasi Endrit Alibeaj, 34 vjeç dhe Arben Dylgjeri 54 vjeç.
Sipas burimeve shtetasi i huaj eshte me origjine turke.
Mësohet se Endrit Alibeaj ka lidhje farefisnore me Arben Dylgjerin. Sipas Informacioneve paraprake mësohet se Dylgjeri është xhaxhai i Endrit Alibeajt.
Sipas informacioneve, Endrit Alibeaj është me origjinë nga Peqini, ndërsa xhaxhai i tij, Aben Dylgjeri jetonte në Elbasan.
Endrit Alibeaj është arrestuar me herët në Itali gjatë një operacioni antidroge, asokohe ishte 29 vjeç. Endrit Alibeaj mësohet se ka ndryshuar mbiemrin e tij për shkak të precendetëve të mërparshme penale.
Alibeaj është i njohur në qytetin e Elbasanit dhe me precedent për trafik lëndësh narkotike.
Ngjarja ndodhi në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Dyshohet se vrasja e tre fishtë ka ndodhur për pazare droge kryesishtnë Holandë dhe Angli ku edhe qëndronin viktimat prej më shumë se 5 vitesh.
Dinamika
Viktimat po udhëtonin me mjetin tip Range Rovër, i cili është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Ndërkohë që mësohet se Endrit Alibeaj, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtatasi turk më herët kanë qenë në prani të familjarëve të tyre.



