Lista e këngëtarëve që fituan shuma marramendëse gjatë vitit që po lëmë pas po thyen rrjetin. Përveçse u jep famë dhe bëhen të njohur në tërë botën, janë idhuj të shumë njerëzve, këngëtarët po ashtu kanë përfitim nga profesioni i tyre, madje shuma të majme parash.
Kështu revista e njohur Forbes ka listuar këngëtarët më të paguar gjatë vitit 2017. Pa dyshim që gjithë sytë janë tek Beyonce por sivjet ajo nuk e nis listën, është e dyta në rend.
Kësaj radhë kryeson Diddy.
- Diddy (130 milionë $);
- Beyonce (105 milionë $);
- Drake (94 milionë $);
- Weeknd (92 milionë $);
- Coldplay (88 milionë $);
- Guns N ‘Roses (84 milionë $);
- Justin Bieber (83.5 milionë $);
- Bruce Springsteen (75 milionë $);
- Adele (69 milionë $);
- Metallica (66.5 milionë $). / express


