UEFA ka publikuar renditjen e re për shtete, në bazë të paraqitjeve të klubeve të tyre në Europë.
Shqipëria që e mbylli në vendin e 34-t ka rritje në renditje këtë sezon në krahasim me sezonet e tjera, pasi ka koeficientin 8.5.
Normalisht paraqitja e Skënderbeut e ka ndihmuar shtetin tonë për këtë rritje të koeficientit.
Të vetmet shtete që i kanë të gjitha ekipet ende në garë janë Anglia, Italia dhe Spanja, ndërsa shumë shteteve u janë eliminuar të gjitha ekipet.


