Ata padyshim janë çifti më i komentuar i këtij edicioni të Big Brother. Bëhet fjalë për Danielin dhe Fotininë, dy fituesit e këtij realiti show.
“Jemi ndjerë 3-fish keq sepse paragjykoheshim nga njerëzit. Por, ne nuk jemi penduar që u martuam. Për fëmijë jemi ende kohë, kemi gjithë jetën përpara. Jemi të vegjël akoma”, u shpreh çifti në një program rinon në TCH.
Ndërkohë, Danieli ndau me publikun se kishte dëshirë që të kishte 3 fëmijë. Kur u pyetën për dasmën e tyre të vërtetë, çifti tha se mund ta bëjnë edhe në 1-vjetorin e martesës së tyre që bënë brenda shtëpisë së Big Brother./ balkanweb


