• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Çfarë ndodhi me përmbytjen në autostradën e Tiranës? Në rrugë gjendet dhe peshk (Foto)
Home
Sociale

Çfarë ndodhi me përmbytjen në autostradën e Tiranës? Në rrugë gjendet dhe peshk (Foto)

8 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Kur ka kaluar një javë nga përmbytja e autostradës Tiranë Durrës, bizneset janë ende duke bërë bilancet e dëmeve të ujit që për pak minuta shkaktoi miliona euro dëme. Por, shqetësimi më i madh i tyre është që kjo situatë, që ndodh për të dytin vit radhazi (pas përmbytjeve të 8 nëntorit 2016) të mos përsëritet më. Se çfarë ka ndodhur ende mbetet e paqartë. Ajo që dihet tashmë është se përroi i Limuthit, pranë City Park nuk ka arritur të përballojë prurjet e shumta dhe uji ka vërshuar në autostradë dhe në bizneset aty pranë. Nuk kanë ndihmuar situatën as ndërtimet që janë bërë në vite nga vetë bizneset, që kanë bllokuar kolektorët  dhe kanalet e shkarkimit të ujërave. Burime zyrtare nga Prefektuara Tiranë kanë pohuar se nga dita e hënë do të ngrihet një grup pune për të studiuar shkaqet dhe marrë masa për të kryer ndërhyrje të posaçme.

Ndërsa vitin e kaluar është pranuar tashmë se ishte hapja e rezervuarëve në kodrat rreth autostradës që shkaktoi përmbytjen, këtë vit burimet zyrtare thanë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Por, disa foto që kanë mbërritur në redaksinë e Monitor, tregojnë se peshku ka vërshuar në rrugë pas përmbytjeve, duke “tradhtuar”  deklaratat se nuk ka pasur hapje të rezervuarëve.

Fotot, që tregojnë peshq liqeni të ngordhur në asfalt, janë bërë ditën e nesërme të përmbytjes nga punonjësit e City Park në oborrin dhe në parkingun e Qendrës Tregtare, thotë Eraldo Boni, administrator i City Park. Sipas tj, kjo tregon që janë hapur rezervuarët, pasi “peshku nuk erdhi nga qielli”.

Punonjësit pohojnë se përmbytja ka ardhur nga hapja e rezervuareve. Pamjet satelitore tregojnë se në zonën përreth ka tre liqene kryesore: Mazrekut, Gjokaj dhe Kashar, ku Mazreku ndodhet pranë City Park dhe Kasahri pranë Mercedes Benz (edhe ky i përmbytur, por jo me dëme të mëdha, për shkak se makinat u zhvendosën para se të shpërthente uji).

Gjithsesi, do të duhet një hetim i saktë nga ana e autoriteteve përkatëse për të parë se çfarë ka ndodhur, si dhe për të hartuara plane për ndërhyrje afatgjata dhe për të marrë masa që kjo të mos përsëritet më.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U paragjykuam sa s'ka më", flet Fotini dhe Danjeli për martesën e tyre live në BBA9
Previous article SHKODËR/ I jep fund jetës në banesën e saj 20 vjeçarja

k.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT