• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I PREU VESHËT KUNATIT DHE U VRA NGA VJEHRRI/ “Do ju përdhunoj femrat”, vjehrra: Si na kërcënonte dhëndri (VIDEO)
Home
Breaking News

I PREU VESHËT KUNATIT DHE U VRA NGA VJEHRRI/ “Do ju përdhunoj femrat”, vjehrra: Si na kërcënonte dhëndri (VIDEO)

28 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Do ju zhvarros të gjithëve. Do ju vras fëmijët”. Kështu deklaron vjehrra e Adriatik Jellës, i cili mbeti i vrarë pas një konflikti të ashër me familjen e gruas së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Topojan të Bulqizës, ku përveç 40-vjeçarit, u plagosën rëndë 2 persona të tjerë.

Fidane Cidhnaku, në një intervistë për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Enver Doçi tregoi detaje nga ngjarja në fjalë, që nisi me plagosjen e djalit të saj, plagosjen e krushkut të saj dhe më pas vrasjen e dhëndrit. Vjehrra e viktimës tha se gjithçka kishte nisur pasi dhëndri i kishte plagosur djalin, pas kërcënimeve të vazhdueshme që u bënte atyre pasi ishte ndarë nga gruaja.

Ajo tha se pak pasi Adriatiku kishte plagosur kunatin, ishte nisur drejt shtëpisë së tyre dhe më pas kishte plagosur vëllain e nuses së saj. E moshuara tha se me dru 40-vjeçarin e kishin qëlluar dy vëllezërit e nuses së djalit të saj. Po ashtu ajo shtoi se Jella i kishte kërcënuar me jetë të gjithë si familje, madje edhe me akte më ekstreme, deri tek përdhunimi i grave të familjes.

‘BalkanWeb’ zbardh intervistën e plotë të vjehrrës së viktimës.

Si ka ndodhur ngjarja?
Oh, ma vrau djalin. Ma goditi me dy thika, i preu edhe veshët. Djalin ma ka plagosur në Maqellarë dhe ma ka lënë pa ndjenja. Djalin e kanë çuar në spital pa ndenja, dhe të mbuluar në gjak.

Vrasja Ne Bulqize Shtepia

Çfarë ndodhi më pas?
Ne shkuam në polici, por ajo nuk na u përgjigj hiç. Pasi më plagosi djalin, ai tha; Nuk mbaron me kaq, kam më. Do vijë t’u bëjë Kosovë. (“Do vijë t’ju përdhunoj fëmijë dhe gra” ishte pohimi i saktë i të moshuarës, jashtë kamerës) Na e tha me mesazh dhe drejtpërdrejt. “Unë do i vras të gjithë fëmijët e mi”, pohim që e kishte bërë në Gjoricë, që e kishte dëgjuar një grua. Më pas na erdhi tek shtëpia. Pasi u fut në shtëpi, dhe ne kishim krushq në shtëpi, pasi erdhën për t’u interesuar për djalin tim që u plagos, sepse është dhëndri i tyre. Adriatiku erdhi befas dhe goditi me thikë Flamurin, (kunatin e djalit tim) që ishte duke folur me djalin tim që ta pyeste se si ishte gjendja e tij shëndetësore, por e goditi dy herë më thikë në bark dhe në vesh. E kanë çuar me avion në Tiranë. Është në gjendje kome.

Ju ka bërë presione?
Po gjithmonë na bënte presione. Një ditë erdhi këtu dhe kërcënoi plakun tim; ‘o dua gocën, ose do t’ju shfaros krejt’. Ça nuk na ka bërë. Nuk ka lënë pa sharë fëmijë dhe nuse në këtë derë, çfarë nuk u ka thënë. Lerë gocës time çfarë s’i ka bërë, lloj-lloj shpifje. Se u merrte me telefona dhe ‘Facebook’. Edhe ma bëri vajzën zi, ma izoloi, na e bëri katran.

Prej sa muajsh ka që ka ndodhur ky konflikt?
Prej gati 2-3 muajsh. Ai nuk është përgjigjur për fëmijët hiç. Fëmijët vinin këtë dhe nuk donin që të shkonin tek shtëpia e tyre.

A është arrestuar ndonjëherë viktima për dhunë në familje?
Vajza ime ka bërë denoncime. Por policia s’ka bërë asnjë lëvizje. Dua që të merren masa të rrepta. Ai dhe plakun ma ka rrahur. Ai goditi vëllain e nuses time. Erdhi në orën 16:00 dhe nisi të godiste, madje edhe plakun tim.

Kush e goditi me dru Adriatikun?

E goditën vëllezërit e nuses, se panë djalin të plagosur dhe në gjak.

Çfarë kërkoni nga drejtësia?
Ne nga drejtësia kërkojmë që të na ruaj. Ai ka farë e fis, ka nipër. Ne nuk kemi familje të madhe. Kemi frikë mos na bëjnë ndonjë krim tjetër.

Ju kërkoni mbrojtje nga policia?
Po kërkojmë mbrojtje, se do na vrasin. Shikoni ku i kemi fëmijët…

Brenda në shtëpi ndodhi ngjarja?
Unë pash të gjithë ngjarjen. Ndodhi tek salloni (korridor).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MODRIC - INTER NUK KA MBARUAR/ Konfirmohet refuzimi që mban gjallë ëndrrën "Zikaltër"
Previous article PËR DITËN E SOTME/ Këto janë shenjat më me fat të horoskopit

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT