• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VOLVO 4″/ Apeli i Krimeve të RËNDA lë në burg “CINEN”, një nga KRERËT e grupit Avdylaj (EMRI)
Home
Breaking News

“VOLVO 4″/ Apeli i Krimeve të RËNDA lë në burg “CINEN”, një nga KRERËT e grupit Avdylaj (EMRI)

28 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi ditën e djeshme që të rrëzojë kërkesën për lirim të Jasin Avdylajt, i cilësuar si një prej krerëve të grupit kriminal nga Shijaku, pjesëtarë të të cilëve u arrestuan para tre muajsh.

Avdylaj, i njohur me nofkën “Cine”, nëpërmjet avokatit të tij, kishte kërkuar një masë sigurimi më të lehtë në Apel. Mirëpo, trupa gjykuese vendosi që ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve dhe tani atij do t’i duhet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

 Grupi i “Avdylajve” u godit në sajë të një operacioni të gjerë të zhvilluar në vendin tonë, i cili u shtri në 12 qarqe, nga ku u goditën 4 grupe kriminale. Sipas Prokurorisë, hetimet për goditjen e këtyre grupeve kanë nisur në vitin 2016 për t’u konkretizuar tetorin e këtij viti.

Operacioni nisi në datën 19 tetor, ku u zbulua një laborator droge në Has dhe përfundoi në datë 22 tetor me goditjen e katër grupeve kriminale, ku u ekzekutuan plot 44 urdhërarreste. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Admir Hoxha, person i shpallur në kërkim si ideatori i laboratorit të drogës në Has, kishte lidhje me grupin e Avdylajve.

Nga përgjimet rezulton se biznesmeni ka komunikim të shpeshtë me dy personat, anëtarë të grupit të Shijakut që trafikonte kokainë, heroinë e kanabis brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ishte po grupi i Shijakut që merrej më pas me shpërndarjen në tre grupe të tjera, në Lezhë, Fier e Sarandë.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, grupi i Avdylajve të Shijakut ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me grupin e “Bajrave” të Shkodrës dhe atë të “Ndokave” në Lezhë. Ndërkohë, personi që u la në burg dje nga Apeli i Krimeve të Rënda, Jasmin Avdyli, ka qenë i dënuar më parë në Itali pasi u përfshi në vrasjen e një marshalli italian. Ai kishte disa vite që ishte liruar nga burgu dhe jetonte në Shijak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAJTOHET PËR DËNIMIN E INTERIT/ Giuseppe Sala: Ne përballemi me të tilla sjellje,
Previous article MPOSHT DJOKOVICIN/ Modric zgjidhet sportisti më i mirë në Ballkan për 2018

F.autor

Postime të ngjashme

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

U KAP NË RUSI/ Si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut. 50 tonë kokainë dhe 491 pasuri nën sekuestro Aktualitet

U KAP NË RUSI/ Si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut. 50 tonë kokainë dhe 491 pasuri nën sekuestro

SHANTAZHI I HYSENIT NDAJ LALËS/ Fevziu: Shkelje ligjore dhe mungesë etike nga një ish-drejtues i SHISH-it Aktualitet

SHANTAZHI I HYSENIT NDAJ LALËS/ Fevziu: Shkelje ligjore dhe mungesë etike nga një ish-drejtues i SHISH-it

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT