Ditën e sotme dy qeveritë përkatëse, ajo e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës së Veriut kanë rënë dakord për të miratuar Raportin e daljes së këtyre dy të fundit nga Bashkimi Europian. Negocimi ka ardhur nëpërmjet bisedimeve të qeverive përkatëse, me përfaqësuesit e Unionit.
Të dyja palët kanë rënë dakord që në bazë të Artikullit nr.50 të Traktatit të Vendeve të BE-së të miratohet projekt-raporti i daljes së Britanisë dhe Irlandës së Veriut nga Unioni Europian.
Tre pikat kyçe dhe më të rëndësishmë ku do të bazohet ky projekt-raport janë:
- Respektimi i të drejtave të çdo shtetasi të Britanisë që jeton në vendet e BE-së, dhe anasjelltas;
- Miratimi i çdo vendimi financiar që do të dalë nga ky projekt-raport;
- Përfshirja në këtë projekt-raport edhe e Irlandës së Veriut.
Sakaq, ky projekt-raport shënon një hap të rëndësishëm në daljen konkrete të Britanisë nga BE. Cilido që do të njihet me tekstin e plotë të kësaj marrëveshjeje mund të vizitojë linkun e mëposhtëm./ Përgatiti: AlpeNews.al
http://www.euronews.com/2017/12/08/full-text-brexit-agreement-report


