• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MARRËVESHJA FINALE…”/ Thaçi: Nuk do të ketë Republikë serbe në Kosovë
Home
Rajon

“MARRËVESHJA FINALE…”/ Thaçi: Nuk do të ketë Republikë serbe në Kosovë

26 December, 2018 F.autor Rajon

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përsëriti se nuk do të ketë asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

Ai foli edhe për mundësinë e një marrëveshje finale me Serbinë, ku tha se e mbështet ekipin e ri negociator dhe pret unitet nga spektri politik kosovar.Në fjalimin e tij, të cilin nuk e dëgjuan në sallë deputetët e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kreu i Shtetit përmendi edhe Adem Demaçin dhe Fadil Vokrrin, ku tha se vdekja e tyre ishte humbje e madhe për Kosovën.Në fjalimin e tij të fundvitit, Presidenti Thaçi tha se Kosova është e përkushtuar për dialog dhe paqe, dhe po angazhohet me të gjitha forcat që sa më parë të jetë shtet anëtar në NATO dhe Bashkim Europian.

Thaçi tha se Kosova ka nevojë për qeverisje më efektive, që të jetë më afër qytetarëve dhe të realizojë të drejtat e tyre për një jetë më të mirë. E për këtë, tha se pret angazhim nga të gjithë.

Gjithashtu ai foli për takimet e tij me krerë të shteteve mike e vizita jashtë vendit. Por, sipas tij, dhimbje është përjetuar me mospranimin e Kosovës në Interpol dhe mosliberalizim të vizave, ndërsa foli edhe për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Presidenti i Kosovës foli për armiqësinë shekullore me Serbinë, përmendi 13 mijë e 500 civilë të vrarë në Kosovë nga forcat serbe, 20 mijë gra të dhunuara, mijëra të pagjetur, rreth 1 milion qytetarë të dëbuar dhunshëm dhe 40 për qind infrastrukturë të dëmtuar në vend. Megjithatë, ai tha se është koha të shikojnë nga e ardhmja, të fitohet paqe me Serbinë.

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, presidenti Thaçi tha se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë përfundimtare, gjithëpërfshirëse, e arritur në proces paqësor ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA. Ai përsëriti se marrëveshja duhet t’i sjellë Kosovës njohje nga Serbia.

Në fjalimin e tij të fundvitit, Thaçi përmendi heroin Adem Demaçi dhe legjendën e futbollit Fadil Vokrri, të cilët u ndanë nga jeta sivjet. Siç tha ai, humbja e tyre ishte e rëndë për vendin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Leicester kalon në avantazh, Pereira shënon super gol (VIDEO)
Previous article MERKATO E DIMRIT "SINONIM I KATASTROFËS"/ Njihuni me transferimet më të këqija në vitet e fundit të Milanit

F.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT