• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas skandalit me koncesionin e skanimeve, PS thirrje prokurorisë të nis hetimet
Home
Shqipëri

Pas skandalit me koncesionin e skanimeve, PS thirrje prokurorisë të nis hetimet

8 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pa akuzave të shumta që erdhën nga SHBA për shkak të zbulimit të skemës së korrupsionit me koncesionet e skanimit në dogana, ka reaguar edhe PS.

Ka qenë deputetja e PS Blerina Gjylameti ajo që përmes një deklarate për mediat i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet dhe të mos heshtë përballë fakteve.

“Partia Socialiste, në mënyrë të përsëritur, ka denoncuar aferën e koncensionit të kontenierëve si një prej aferave më të mëdha të qeverisë Berisha. Një ditë më parë, rrjeti prestigjioz “Bloomberg” publikoi prova të pakundërshtueshme se gjysma e 250 milionë dollarëve të kontratës së lidhur midis shtetit dhe kompanisë amerikane që fitoi tenderin, iu kalua në formë ryshfeti ish kryeministrit Berisha dhe njerëzve të tij më të afërt. 

E gjithë kjo aferë ndodhi vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të 2013-s, kur qeveria Berisha, e sigurt për humbjen, tentoi të vidhte gjithçka që kishte mbetur ende për t’u vjedhur në vend. Mediat ndërkombëtare dhe ekspertë ndërkombëtarë japin prova të pakundërshtueshme të faktit që përmes këtij tenderi, ish kryeministri Berisha futi në xhepat e tij mbi 100 milionë euro me një firmë të vetme. Ndaj është e drejta e çdo qytetari shqiptar të pyesë Prokurorinë se përse nuk ka nisur asnjë hetim ndaj kësaj mega afere. Provat kanë pothuajse pesë vjet që janë mbi tryezën e Prokurorisë. Tashmë, ato po bëjnë edhe xhiron e botës duke dëmtuar rëndë imazhin ndërkombëtar të vendit. A do të vendosë më në fund, pas këtij denoncimi të ardhur nga SHBA, që Prokuroria të nisë të bëjë detyrën e saj?” – shkruan në deklaratë ndër të tjera Gjylameti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Revista sllovene i kërkon falje Melanie Trump. E akuzoi se kishte qënë pjesë e nje eskorte në të kaluarën
Previous article Limon, mjaltë apo alkool: Cila heq me "magji" dhimbjen e fytit?

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT