Kandidati i përfolur për kryeprokuror të përkohshëm, Ferdinand Elezi, ka sqaruar takimin me kryeprokurorin ende në detyrë, Adriatik Llalla. Elezi shkoi në zyrën e Llallës pak më parë, ndërsa për media deklaroi se ishte në zyrën e tij për të marrë një vërtetim për vjetërsinë e punës.
“U paraqita për të marrë një vërtetim për vjetërsinë e punës”, tha Elezi.
Ndërkohë, lidhur me pyetjen se çfarë do sillte ndryshe në krye të akuzës, kandidati i përfolur është përgjigjur shkurt, duke mos pranuar të japë detaje. “Nuk kam asnjë koment”, është shprehur Elezi.