• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“2018, VIT I ZYMTË PËR PD”/ Grida Duma: Opozita nuk duhet të ketë dëlir se…
Home
Intervista

“2018, VIT I ZYMTË PËR PD”/ Grida Duma: Opozita nuk duhet të ketë dëlir se…

25 December, 2018 F.autor Intervista, Politikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka analizuar situatën politike në vend dhe çfarë pritet të sjellë viti i ri që po vjen.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Duma tha se viti që po lëmë pas ka qenë i zymtë dhe me “rezultate të mira në të keqen e vet” për Partinë Demokratike, pasi denoncimet e bëra kanë rezultuar të vërteta. Po ashtu ajo theksoi se ky është viti ku qytetarët kanë ulur besimin për politikën, ndërsa bëri përgjegjëse për këtë situatë maxhorancën, duke sjellë kështu në vëmendje edhe protestën e studentëve.

“Mendoj se për hir të maxhorancës më shumë, se ajo duhet ta mbajë përgjegjësinë sot, mendoj se është një nga vitet që e ka ulur më tepër besimin tek politika. Kulmoi me protestën studentore. Në ditë si kjo, kemi një refleksion. Edhe unë në ditë si kjo kur e shoh politikës përmes ekraneve, pak mendojnë se ajo u ka ofruar humanizëm. Nuk jemi në një moment që ka forcë për të shpresuar se gjërat do të bëhen më mirë. Si ishte për PD? Ka qenë vit i zymtë, i trishtë, me rezultatet të mira në të keqen e vet. Denoncimet tona u vërtetuan se ishin të vërteta. Ne i vumë prioritet si opozitë heqjen e krimit nga politika. Ne me mënyrën se si e kemi parë, e kemi kuptuar se problemi nis nga kjo. Do doja shumë që të flisnim për krimin politik dhe të flisnim më shumë se si duhet të zgjidhen gjërat. Mendoj se për hir të maxhorancës më shumë, se ajo duhet ta mbajë përgjegjësinë sot, mendoj se është një nga vitet që e ka ulur më tepër besimin tek politika. Kulmoi me protestën studentore. Studentët kanë treguar mahnitshëm me kartat dhe batutat që kanë nxjerrë, duke kthyer përgjigje kështu për qeverinë. Ndaj nuk është çështja sot që të mos dinë ata të zgjedhin. Ne s’duhet të largojmë rininë nga bërja e politikës. Atë që shoh jashtë PD është një ngërç. Një nga kontratat që është vënë re me qytetarët, është kontrata e dhunës. Parlamenti po i ngjan shumë më tepër punë bërësve, kontrata lidhësve, apo dhe kriminelëve. PD duhet të ekzistojë për shoqërinë dhe jo për vetveten. Kjo është filozofia”, tha Duma.

Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse PD është gati të marrë qeverinë, Duma tha se opozita nuk duhet të ketë dëlir duke menduar se mund të jetë gati.

“Do vlerësoja shumë që në marrjen e përgjegjësve, PD mos të ketë dëlirin që është gati. Këto anë të ekuacionit duhet të evitohen. Në rastin e Ramës ne kemi problemin e tij, pasi sipas meje ai është lideri i gjithanshëm. Ai beson se ka të drejtë që t’i bëjë të gjitha vet. Nuk ka ministra në qeverinë Rama, dhe ky është gangreni. Gjeja më e humbur në Shqipëri është kontrata elektorale”, pohoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN FOTOT/ Ish presidentja e Kosovës në një lidhje të re DASHURIE?
Previous article NUK E DINIM/ E ëma e Greta Koçit është frymëzuar nga vajza e koreografit të njohur për ti vendosur emrin

F.autor

Postime të ngjashme

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT