• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryemadhi takim me kongresmenin Engel: Reformat  për Shqipërinë do të kenë gjithmonë mbështetjen e SHBA
Home
Shqipëri

Kryemadhi takim me kongresmenin Engel: Reformat për Shqipërinë do të kenë gjithmonë mbështetjen e SHBA

8 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj. Monika Kryemadhi u prit në një takim nga kongresmeni i njohur dhe miku i madh i shqiptarëve, Elliot Engel. Takimi u fokusua në zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri.

Kryemadhi pasi falënderoi z.Engel për mikpritjen e ngrohtë, vlerësoi rolin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, për zhvillimin dhe integrimin Euro-Atlantik të Shqipërisë, si dhe për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracinë në vend.

Kryemadhi duke u ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se SHBA ka dhënë ndër vite një ndihmë të jashtëzakonshme historike për Shqipërinë që ajo të kapërcejë me sukses sfidat e mëdha me të cilat është përballur dhe të hedh hapa të sigurt drejt zhvillimit.

“SHBA është aleati ynë më i madh strategjik dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në historinë, të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, tha kryetarja e LSI-së.

Gjithashtu, Kryemadhi bëri një ekspoze sintetike të situatës aktuale politike në vend duke vënë theksin tek problematika e kanabizimit, të trafiqeve, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryetarja e LSI-së foli edhe për domosdoshmërinë e avancimit të zbatimit rigoroz të reformës në drejtësi. “Zbatimi i reformës në drejtësi ka rëndësi jetike për qytetarët shqiptarë dhe klasa politike ka përgjegjësi madhore për të mos humbur më kohë në këtë proces”, tha ajo.

Nga ana e tij, kongresmeni Elliot Engel vlerësoi miqësinë e kahershme mes dy vendeve dhe popujve tanë. Ai konfirmoi mbështetjen e SHBA në proceset e mëtejshme demokratizuese në Shqipëri si dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon si një faktor stabiliteti dhe paqeje. Gjithashtu, ai theksoi se sfidat dhe reformat e nevojshme për Shqipërinë do të kenë gjithmonë mbështetjen e SHBA.:

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zvicër/ Njihuni me dyqanin që koleksionon orat më të vjetra në botë (FOTO)
Previous article U nda, nuk u nda, ç’ndodhi me ata? Tuna jep përgjigje…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT