Si çdo fundvit, kthyer tanimë në një traditë zgjidhet personazhi I vitit. Ky I fundit, mund të jetë pjesë cilësdo fushe por sigurisht, pasi ka dhënë një kontribut, mesazh të fuqishëm, një kaozë apo qoftë edhe frymëzim.
Simëposhtë, AlpeNews.al sjell 10 kandidaturat e Personazhit të Vitit dhe motivacionin se përse janë përzgjedhur.
Dua Lipa, këngëtarja shqiptare që këtë vit theu çdo record. U zgjodh artistja më e mirë e vitit, u bë femra e parë dhe e vetme në histori me 4 këngë që janë dëgjuar mbi 500 milion herë në Spotify dhe u shpall nga BBC femra më e talentuar në muzikë.
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, dy futbollistët e kombëtares zviceriane që na rrënqethën e na përlotën të gjithëve kru në ndeshjen me Serbinë, pas festimit të golit bën të dy simbolin e shqiponjës.
Elvana Gjata, këngëtarja e mirënjohur që e nisi vitin në mënyrëm më perfekte me hite por që më pas pësoi “disfatën” për shkak të përfshirjes në ngjarjen e Bllokut.
Edi Rama, kryeministri I Shqipërisë, po qeveris në mandatin e tij të dytë.
Marin Mema, gazetari që sot drejton “Gjurmët Shqiptare”. I njohur për patriotizmin dhe dokumentaret.
Flori Mumajesi, kantautori I njohur që këtë vit u shpall fitues I “Kënga Magjike”. Në të njëjtën kohë, duket se Flori po shijon kulmin e karrierës së tij me hitet që lançon muaj pas muaji.
Agron Shehaj, deputeti I Partisë Demokratike dhe njëkohësisht edhe biznesmen. Dhuron pagën e tij prej deputeti çdo muaj 6 vajzave nga Kukësi që kanë mbëtur jetime.
Era Istrefi, një tjetër këngëtare shqiptare që po thyen rekorde në botë. Këtë vit, Era këndoi në mbylljen e Botërorit pranë Ëill Smith duke na bërë të gjithëve krenarë.
Donald Dervishi dhe Borsion Spaho, dy mësuesit nga Skrapari që ndërtuan shkollën në fshatin e tyre. Kaoza e tyre e mirë solli një ndryshim në arsimin shqipëtar.
Elvis Naçi, imami që përgjatë vitit ka qënë pjesë e emisionit “Shqipëtarët për Shqipëtarët” duke ndihmuar familje në nevojë.


