“Ne nuk duhet te kemi frike. Presioni dhe pesha e pushtetit politik dhe i pushtetit te parase duhet te zhduken perfundimisht. Ne duhet te vendosim drejtesine ne rradhet tona, qe t’u japim drejtesine e ndershme te gjithe shqiptareve”.
Ky është apeli i kryetares së Kolegjit të Apelimit, institucioni më i lartë i procesit të vettingut në Shqipëri, Natasha Mulaj i bërë sot gjatë një seminari ku merrte pjesë edhe hartuesi i ligjeve të vettingut, Rainer Deville.
Mulaj tha se vetëm kur të hidhen hapat e parë, qytetarët do të kenë besim te drejtësia.
FJALA E MULAJT
Qysh prej miratimit ne parlament te strukturave tona te Vettingut, eshte folur dhe komentuar pafund, per rendesine jetike te tij, si per vete Drejtesine, ashtu edhe per impaktin qe do te kete ai ne cdo qelize te shoqerise. Realisht pritshmerite jane shume te larta, dhe ne duhet te jemi, as me shume dhe as me pak, por ne lartesine e tyre.
Qe ta vendosin procesin ne binare funksionale, une jam katerciperisht e bindur, dhe dua te nenvizoj me shume force se ne duhet ta fillojme nga vetja, duke pastruar rradhet tona. Mua me kumbon gjithnje ne vesh sentenca e reformatorit te njohur amerikan te shekullit te 19, Henri Uard Biçer, i cili pikerisht per kete ceshtje eshte shprehur qarte: “ Sikur te mblidhen bashke ne nje te vetme te gjitha togat e zeza, te te gjithe gjykatesve te mire qe kane jetuar mbi kete toke, nuk do te mund te mbulonin padrejtesine dhe turpin e shkaktuar nga nje gjyqtar i vetem i korruptuar”.
Kjo sentence eshte me aktuale se kurre ne vendin tone, ndaj jam e bindur se ajo rrezonon fort tek te gjithe ne qe kemi marre persiper kete detyre, qe nuk eshte vetem detyre, por edhe mision. Une ndihem vertete mjaft optimiste kur shoh se sa shume jurist te reja dhe te rinj, te mireshkolluar dhe te ndershem, kane aplikuar per t’u bere pjese e strukturave tona. Ne duhet te jemi shpreseplote se jemi ne rrugen e duhur.
Domodoshmeri per ne eshte fillimisht dhe mbi te gjitha qartesia dhe kthjelltesia e ligjit, cka ndikon direkt ne dhenien e drejtesise, duke eliminuar hapesirat per keqinterpretime dhe per ekuivoke.
Se dyti, do te vecoja njohjen ne perfeksion te tij nga te gjithe ne; dhe se fundi do te theksoja nje tjeter moment gjithashtu tejet i rendesishem. Ne nuk duhet te kemi frike. Presioni dhe pesha e pushtetit politik dhe i pushtetit te parase duhet te zhduken perfundimisht. Ne duhet te vendosim drejtesine ne rradhet tona, qe t’u japim drejtesine e ndershme te gjithe shqiptareve.
Vetem kur keto hapa te zbatohen ne praktike me shembuj konkrete, vetem atehere do te fillojme te fitojme respektin e demtuar rende te qytetareve tane tek Drejtesia, si nje pushtet krejtesisht i pavarur dhe i pandikuar prej askujt dhe asgjeje. Nuk mund ta theksoj mjaftueshem, se sa jetike eshte per ne, te kalojme ne vepra; ne vendime te drejta e te ndershme, te mbeshtetura teresisht ne provat e pakundershtueshme, dhe qe me pas ato te perceptohen te tilla nga opinion publik.
Dua ta mbyll kete fjale me nje sentence, thene nga ish Presidenti Amerikan Teodor Ruzvelt sipas te cilit: “Askush nuk eshte mbi ligjin dhe askush nen ligjin; dhe madje askujt nuk i merret leje kur i kerkohet ta zbatoje ligjin. Respektimi i ligjit merret si e drejte dhe aspak si nje nder”.


