Presidenti i vendit Ilir Meta dekoron Sylviane Muselier me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.
Sylviane Muselier, përveçse motra e Geraldinës, është mikesha më e ngushtë e familjes mbretërore, e cila ka asistuar që nga martesa, te lindja e Lekës I, arratisja që bënë nga Shqipëria etj. Musilier tregon gjithçka për të motrën dhe mbretin e shqiptarëve.
Meta ka thënë:
Ishte jo vetëm një detyrim institucional por edhe një nder i veçantë t’i dorëzoja sot në Marsejë, Sylviane Muselier, një zonje të jashtëzakonshme Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, për kontributin e pamatë që ka dhënë me ndihma humanitare e pajisje mjekësore për fëmijët, njerëzit në nevojë e spitalet e Shqipërisë.
Kjo zonjë me zemër të madhe është, edhe e rezistencës, edhe e paqes, edhe republikane, edhe mbretërore, në shpirt dhe në vepra.
Ajo e ka kthyer shtëpinë e saj në Marsejë në një shtepi të shqiptarëve.
Dashuria e saj për Shqipërinë buron nga dashuria e saj e pafund për Mbretëreshën Geraldinë, motrën e saj më të madhe. Nderimi i figurës së Geraldinës vazhdon ende të frymëzojë shumë njerëz në Evropë e botë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët.


