• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS DEKLARATËS SË BERISHËS/ Dash Shehi: Rrini të qetë, nuk i merr njeri armët (VIDEO)
Home
Politikë

PAS DEKLARATËS SË BERISHËS/ Dash Shehi: Rrini të qetë, nuk i merr njeri armët (VIDEO)

21 December, 2018 F.autor Politikë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka kërkuar sot nga foltorja e Kuvendit miratimin e vettingut në politikë duke dhënë argumentet e tij. Shehi tha se shumë nga personat që ndodhen në sallë janë kanë vjedhur dhe secili duhet të mbajë përgjegjësi për pjesën e tij.

Ai u ndal dhe tek deklaratat e Berishës për armët, duke e quajtur një deklaratë ‘pasioni’ dhe duke i këshilluar kolegët e maxhorancës të rrinë të qetë.

FJALIMI I SHEHIT
Rrini të qetë se ne kur ishte kjo puna e armëve, e mbyllëm e bëmë me letra demokracinë. Kështu që rrini të qetë fare, s’ka për të marrë njeri armët. Përtej pasionit të Berishës, rrini të qetë. Jemi disa këtu, që ishte koha për të marrë armët dhe nuk i morëm. Kështu që lëreni këtë muhabet dhe të merremi me gjërat për të cilat kemi ardhur sot. Bukuri fare. Njëherë për sa i përket këtij propozimit të ndryshimit kushtetues, sigurisht që po ta trajtojmë kështu nga ana kushtetuese, dëgjova zonjën unë, e qëndisi nga kjo punë, mirëpo kjo kur ne të jetojmë në një regjim kushtetues, në një ambient kushtetues, në një situatë, në një shoqëri kushtetuese, në një sistem që respekton rregullat.

Ne jemi rast specifik, në jemi një rast unik, pse për ne u bë një reformë e plotë në drejtësi, sepse drejtësia që kishim deri dje nuk quhej e mjaftueshme. Sepse ajo që duhej ta mbushnin ligjet e këtij shteti nuk e mbushnin dot. Kështu që dhe ne kemi ardhur me këtë propozim sepse rrethanat janë specifike, duhen masa specifike. Situata është e jashtëzakonshme në qoftë se do ta përcaktonim në këtë mënyrë dhe duhen disa masa të jashtëzakonshme. këtë po kërkojmë ne, asgjë të çuditshme, asgjë që ka ndodhur më përpara. Ky propozim tani a është i mirë, apo është i keq. Unë gjykoj që është i mirë, në qëllimin e vet. E dyta, a është i mjaftueshëm do plotësuar? Hajde e plotësojmë. A është puro juridik e kushtetues, mundet jo. Është politik, absolutisht politik dhe vetëm politik është pse në këtë sallë jemi për të marrë vendime politike. Vetëm një politikë më serioze mund të na shpëtojë nga kjo situatë e veçantë që jemi dhe a është pastaj një propozim moral e fundit fare, sigurisht është moral. Unë biles do ta vija të parën këtë punë.

Çdo të thotë kjo, që klasa politike merr përsipër të vetëpastrohet në një farë mënyre. Absolutisht dhe këtu nuk shikoj asgjë të keqe. Dhe këtu tani u shtruan të gjithë teoritë që këto interceptohen me ligjin e ri për drejtësinë, i humb pavarësinë…Nuk është e vërtetë fare. Kjo nuk i prish fare punë ligjit për drejtësinë. Ne drejtësinë e re të tuajën, ne kemi gjithë dyshimet tona e megjithatë ajo drejtësi që keni bërë ju, e cunguar ka të drejtën të na rishikojë sipas ligjeve të veta. Edhe pasi të ketë mbaruar ky vetting, nuk i prish asnjë punë, kësaj pune. Po çfarë i bën asaj drejtësie, i heq dyshimin që kemi ne sot. Absolutisht i heq dyshimin. Aty i ka mjetet e veta, ditën që të bëhen këto KLGJ-të e KLP-të, kur të vihen ata gjykatësit, nëpunësit, absolutisht i kanë të gjithë mjetet ligjore t’i rikthehen sipas ligjit. Secilin prej nesh ta marrin veç e veç.

Ndërsa ne po themi hajde të bëjmë, ta fillojmë nga fillimi këtë lloj procesi vetëpastrimi. Pse? Sepse qytetarëve iu mungon besimi tek kjo klasë politike. Pse? Sepse në këtë sallë jemi shumë njerëz, të cilët kemi vjedhur. Kjo është e gjithë puna. Sepse në këtë sallë ka më shumë pasanikë se mund të ketë parlamenti i një vendi të varfër. Prandaj do rikthejmë besimin tek politika, ndryshe gjithë gjërat që merren me politikë nuk kanë asnjë lloj vlere. Për këtë punë e bëjmë. Tani këtu nuk ka çështje jo juridike, stërjuridike, jo ngatërrohen, të gjitha këto mund të zgjidhen, në qoftë se doni t’i zgjidhni. Nëse nuk keni dëshirë për t’i zgjidhur këto punë, atëherë nuk do mjaftojnë as fjalët e mia, as të këtyre të tjerëve, as ato që tha zoti Berisha.

Dëgjo ne kemi një situatë shumë të veçantë këtu në Shqipëri që është majisur dhe ka kaluar përtej kontrollit. Këtu përballë kemi një vend fqinj si Italia, i cili nuk shkëlqen as për institucione shumë të pavarura, as për pastërtinë në nivel administrate, as në nivel juridik. Është një vend i infektuar nga mafia por ama ka 40 vjet që bën luftë me mafien. Herë fiton shteti, herë fiton mafia, por bën luftë ama, përplaset ndërsa këtu tek ne mafia është ulur këmbëkryq. Prandaj duhen disa masa të veçanta, prandaj duhen disa masa specifike. Prandaj jemi ngritur këtu me një propozim që 10 vjet më parë apo 10 vjet më vonë do të dukej i pavend. Sot jemi brenda këtij realiteti dhe unë do ju ftoja të mos keni frikë, se dëgjova ca trimëresha ju keni frikë, jo s’keni frikë, kush është i ndershëm nuk ka frikë fare. Dhe e dyta ky justifikimi i vazhdueshëm i kësaj maxhorance që ju keni bërë zullume dhe nuk janë dënuar. Ky është justifikim për ju, se këtu jeni 5 vjet e gjysmë.

Gjykatësit i keni pasur, policët i keni pasur, hetuesit i keni pasur. I kishit futur ato që donit të fusnit në burg nga ky krahu, që të mos keni me çfarë të mbuloheni më. Por ky është një sistem i vjetër korruptiv ky, që kush vjen mbrapa qit një letër se kam dy letra unë për ty. Kush ka letra për këtë krahun, kush meriton të hyjë në burg, të hyjë në burg, jo t’i fshihni ju për të shpëtuar tuajat. Ky është realiteti normal në Shqipëri. Paskan qenë të korruptuarit këtu, hajde t’i pastrojmë të korruptuarit. Ndërsa ju keni qejf vetë se ky është jorgani juaj. Se disa mund të kenë qenë dhe mund të kenë bërë zullume, mund të bëni të gjithë ju zullume tani duke ndejt rehat.

Kjo është teknikë e vjetër. Unë që kam shumë vite në këtë sallë e di sa herë xhiron shteti, kjo përdoret. Ato para nesh ishin më të këqij. Jo mos nuk është ashtu. Gjithsekush duhet të mbajë pjesën e vet, gjithsekush kryqin e vet shkruhet në bibël. Në qoftë se këtu paska, nxirreni, I keni të gjitha në dorë. Keni policët, keni televizionet, keni spiunët, keni SHIK-un, keni tatimet, të gjitha i keni. Pse nuk i nxirrni? Sepse ajo ju thashë është batanija juaj që ju mban ngrohtë.

Drejtësia i ka të gjithë mundësitë e veta. Mos e ngatërroni fare me këtë punë. Ju po thoni që dje i kanë vënë, shyqyr që janë vënë. Ne nuk kemi besim tek ata por janë vënë. Koha do iu japë mundësi dhe atyre për të treguar a janë të ndershëm apo nuk janë. Ne e dimë që janë të majtë por kjo s’do të thotë se janë automatikisht hajdutë. Kanë kohën e mjaftueshme për të dalë për t’i bërë punët e veta. Dhe ka një gjë këtu, se këtu janë bërë shumë pasanikë, disa hiqen për të ndershëm, disa hiqen për intelektualë.

Ne jemi popull i vogël ore, e njohim njeri-tjetrin. E dimë se sa i vlen lëkura gjithsecilit. Se nga vijnë, nga kanë ardhur, ku do shkojnë, pse janë këtu këta dhe jo të tjerë. Po ju them fjalën e një filozofi francez. Asnjë nuk është aq i pasur sa të blejë të kaluarën e vet. Ai që vjen nga llumi në llum do shkojë. Nuk e bën të nderuar kjo sallë. Nuk ka për ta bërë kurrë të rëndësishëm. Nuk për t’i bërë kurrë të ndershëm jo e jo. Kanë hyrë e kanë dalë shumë këtu. Ditën që janë bërë pis, i keni cepave të Tiranës. Para mund të kenë por fytyrë s’kanë më.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SURPRIZAT E MOTIT/ Si parashikohet për fundjavën. TEMPERATURAT do të...
Previous article TËRHEQJA E TRUPAVE USHTARAKË NGA SIRIA/ Erdogan përshëndet vendimin e Trump

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT