• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TARIFAT 100%/ Kosova nuk ka përfituar asgjë nga CEFTA
Home
Rajon

TARIFAT 100%/ Kosova nuk ka përfituar asgjë nga CEFTA

21 December, 2018 Isa.Autor Rajon

Edhe përkundër ofertës së Bashkimit Evropian për heqje të tarifës ndaj Serbisë me mundësinë që në marrëveshjen e CEFTA-s në vend të UNMIK-ut të përdoret emri i Kosovës, por me fusnotë, njohësit e ekonomisë vlerësojnë se Kosova nuk ka pas përfitime nga kjo organizatë.

Kjo pasi Kosova nuk është lejuar asnjëherë të bëjë tregti të lirë në këto dy vende. Sipas tyre, duhet të rishikohet pozicioni i Kosovës në këtë organizatë me kushte të reja.

Bllokimi i Kosovës për zhvillim të tregtisë së lirë në Serbi dhe Bosnjë përmes marrëveshjes së CEFTA-s nuk u adresua asnjëherë nga BE-ja, por kjo e fundit ndryshe u pozicionua pas tarifës së vendosur nga Kosova. Madje Bosnja dhe Serbia kërkojnë nga CEFTA ta largojnë Kosovën nga kjo marrëveshje. E për njohësit e ekonomisë Kosova nuk është që ka përfituar nga CEFTA.

Naim Gashi tha për Radio Kosovën se kërkesa për largimin e Kosovës është absurde dhe e pamundshme:

“Sa i përket CEFTA-s, përfitues nuk ka qenë Kosova, Kosova ka qenë një anëtare parimore sa i përket respektimit të standardeve të tregtisë së lirë dhe qarkullimit të mallrave, mirëpo janë Serbia dhe Bosnja  që në 20 vitet e fundit e kanë shkelur këtë marrëveshje në mënyrë drastike. Dhe hera e parë që institucionet e Kosovës vendosën masa reciprociteti, atëherë u zgjua i tërë BE dhe rajoni për të akuzuar Kosovën”, ka thënë ai.

Por Shpend Balija, drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, tha për Radio Kosovën se Republika e Kosovës duhet ta rishikojë marrëveshjen me CEFTA-n dhe të anëtarësohet me kushte të reja:

“Pas shpalljes së pavarësisë, mendoj se realiteti ka ndryshuar dhe se Kosova gjithsesi është mirë që të largohet si UNMIK dhe të futet si shtet i pavarur me kushte të reja, sepse janë një numër i kushteve që Kosova mund t’i përcaktojë për mbrojtjen e produkteve strategjike qoftë produkteve me rëndësi të veçantë, dhe janë disa kuota të cilat mund të diskutohen dhe të bien dakord me marrëveshje. Duhet të bëhet një studim i mirëfilltë se cilat janë efektet dhe pasojat e kësaj marrëveshjeje dhe jo çdo herë një marrëveshje mund të jetë e mirë për vendin tonë”.

Balija thotë se nëse Kosova respekton marrëveshjen me vendet e rajonit, atëherë edhe ato duhet ta respektojnë:

“Nuk mund të bëjnë tregti të lirë shtetet e rajonit me Kosovën e ndërkohë ta pengojnë Kosovën në zhvillimin e saj. Nuk mund të zhvillohemi dhe të integrohemi apo të kemi bashkëpunim rajonal pa pasur interesat përbashkëta dhe respekt të përbashkët ndaj njëri-tjetrit. Kështu që më mirë është e vonuar se sa kurrë. Mendoj se ka përçuar një mesazh të jashtëzakonshëm pozitiv që edhe Kosova është një vend që duhet të respektohet edhe nga fqinjët e saj dhe nuk mund vetëm të shfrytëzohet në kuptimin e ekonomisë  dhe mos të lejohet që të eksportojë në vende të tjera”.

 Kurse Gashi tha se janë edhe 33 marrëveshje të tjera që Serbia asnjëherë nuk i ka zbatuar në plotësi dhe asnjëherë nuk kemi pasur reagim nga BE-ja për këtë.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË EMOCIONESH/ Moderatori shqiptar bëhet baba për herë të parë dhe nuk e fsheh dot gëzimin
Previous article NDOSHTA NUK E KENI DITUR/ Ju themi çfarë njerëzish jeni në varësi të kafes që pini

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT