• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANIA NË GJENDJE ALARMI/ Frikë nga sulmet terroriste në aeroporte
Home
Europë

GJERMANIA NË GJENDJE ALARMI/ Frikë nga sulmet terroriste në aeroporte

21 December, 2018 Isa.Autor Europë

Aeroportet më të mëdha të Gjermanisë janë vënë në gjendje alarmi pasi 4 persona të dyshuar për terrorizëm u vunë re teksa monitoronin aeroportin e Shtutgartit. Policia lokale është vënë në kërkim të dy personave, atë e bir, nga rajoni i Rehnit Verior Vestfalia, si dhe për dy persona të tjerë që po fotografonin terminalin e aeroportit.

Autoritetet ligjzbatuese gjermane u vunë në lëvizje pas sinjalizimeve të dhëna nga shërbimet sekrete marokene, një javë pas sulmit terrorist të ndodhur në kufirin me Francën.

Tre persona mbetën të vrarë nga Sherif Çekat në tregun e Krishtlindjes së Strasburgut, që ndodhet rreth 150 km nga Shtutgarti. Policia gjermane ka deklaruar për transmetuesin publik ARD se forcat e sigurisë janë në gjendje gatishmërie në të gjitha aeroportet e vendit, ndërsa revista “Bild” në edicionin online ka saktësuar se masat janë përforcuar në 14 strukturat më të mëdha të Gjermanisë.

Që prej sulmit të Strasburgut, aktivitete të dyshimta janë konstatuar edhe në aeroportin “Sharl dë Gol” të Parisit. Në rastin gjerman, atë e bir u kapën përmes kamerave të sigurisë teksa bënin foto përreth aeroportit, por u larguan para se të mbërrinte policia.

Gjermania ra pre e një sulmi terrorist pak përpara Krishtlindjes së vitit 2016, kur xhihadisti tunizian Anis Amri vërshtoi me një kamion në tregun festiv të Berlinit, duke vrarë 12 persona dhe plagosur shumë të tjerë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NBA/ Miami fiton “in extremis” ndaj Houston, Clippers mposht pa probleme Dallas
Previous article "KJO NUK PRITEJ"/ SHOKON Alban Skenderaj: Ky do jetë KONCERTI im i fundit! (FOTO)

Isa.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT