“Qeveria e Iranit njihet si një qeveri që sponsorizon terorizmin ndër vite”, kështu shprehet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duke shtuar se anëtarë të forcave të sigurisë iraniane kamuflohen si diplomatë në shtete të ndryshme europiane.
I pyetur rreth kësaj çëshje në emisionin Real Story, Lleshaj tha:
Kemi patur edhe evidenca të ngjashme në vende të tjera të botës, ku anëtarët e MEK kanë qenë të kërcënuar.
Nuk mund të flas se ka ndërlidhje mes ngjarjeve, por ka tipologji ku anëtarë të forcave të sigurisë të kamufluar nën petkun e diplomatëve kanë tentuar.
Dhe Shqipëria ka marrë atë masë që u bë e njohur.
Anëtarët e MEK janë pranuar për arsye humanitare dhe jo për arsye politike. Shqipëria nuk ka asnjë axhendë të lidhur me ta.
Ne nuk i konsiderojmë rrisk për sigurinë tonë, ne i kemi pritur si miq. Qëndrimi ynë ndaj tyre është një qëndrim pa asnjë lloj paragjykimi.
Qeveria e Iranit njihet si një qeveri që e sponsorizon ndër vite terrorizmin.
Për sulmin e përgatitur në ndeshjen Izrael-Shqipëri nuk mund të nënkuptojmë askënd.


