Naltësimi i Iskanderit” është një përralle e dashurisë, luftës dhe patriotizmit në të cilën një hero është portretizuar si Zot.
Kjo vepër e politikanit, shkrimtarit dhe eseistit Benjamin Disraeli, është pikësëpari një vepër letrare.
Natyra e saj është tejet romantike dhe nuk kishte si të ishte ndryshe, pasi në atë periudhë Europa ishte në kulmin e lulëzimit të romantizmit si rrymë letrare.
U dashurua me figurën e Skënderbeut në udhëtimin e tij në Mesdhe dhe shfrytëzoi literaturën e Barletit për ta njohur akoma më tej këtë hero legjendar.
Përkthyesi Mal Berisha e sjell përkthimin këtë vit që përkon me 550-vjetorin e lindjes së Heroit tonë Kombëtar.
Dhe padyshim e vendos këtë vepër në linjën e veprave kushtuar Heroit Kombëtar, siç shkroi Barleti, Noli dhe Naim Frashëri.
Emrin e heroit, autori e përdor për ti treguar Anglisë vlerat me të mëdha njerëzore dhe naltësimin e tij moral.
Në këtë vepër ndërthuret elementi historik me trillin artistik, duke dalë nga linjat klasike të shkrimit të një vepre kushtuar një figure historike.
“Naltësimi i Iskanderit” sjell një panoramë ndryshe të Heroit Kombëtar në kqëndvështrimin dhe shkrimin e një burri shteti si Benjamin Disraeli.