Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka telefonuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me angazhimin e NATO-s në Kosovë, pas miratimit të ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në një njoftim të Aleancës së Atlantikut të Veriut thuhet se, “Sekretari i Përgjithshëm e informoi Haradinajn se Këshilli ka pasur një diskutim fillestar, mbi ligjet e miratuara së fundmi për transformimin e FSK-së”.
Sekretari Stoltenberg e ka njoftuar Haradinajn se, “përderisa mandati i FSK-së po evoluon, niveli i angazhimit të NATO-s me FSK-së për vitin e ardhshëm do të shqyrtohet”.
Lajmin për telefonatën e njofton zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.


