Policia e shtetit publikoi sot listen e më të të kërkuarve në Lezhë ku ishin 33 persona ndër to edhe një grua.
Ajo që u vu re nga kjo listë ishte Dritan Syziu një ndër personat më të kërkuar i cili ishte pjesë e bandës së Mirditës.
Ai akuzohet se me gjithë bandën e tij kanë qëlluar një 5 punonjës policie ku një ka ngelur i vdekur. Dritan Syziu është dënuar me burgim të përjetshëm.
HISTORIKU I BANDËS SË MIRDITË
Banda e Mirdites perfundon ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Bashkepunetori i drejtesise zbardh aktivitetin e grupit nga vitet 1998-2000, ku perfshihen grabitje me arme, plagosje te renda dhe atentate ndaj policeve te Komisariatit Rreshen, nje prej te cileve gjeti vdekjen. Gjashte anetare te bandes, qe rane ne pranga gjate operacionit te koduar “Shkopeti”, vitin e kaluar, do te perballen me gjashte akuza qe rendojne mbi ta. Diten e djeshme, prokuroria dergoi dosjen ne gjykate per proces dhe pritet hedhja e shortit elektronik.
Prokuroria e Krimeve te Renda i ka dhene fund hetimeve per banden e Mirdites, e cila ishte kthyer ne tmerr per banoret perreth kesaj zone. Dosja voluminoze permban vjedhje me arme, vrasje mafioze, deshmi te shumta. Rrjedha e ngjarjes rrefehet nga bashkepunetori i drejtesise, i pandehurit Arjan Reci. Banda e Mirdites do te trondiste qytetin e Rreshenit me 28 qershor te vitit 2000, kur gjashte anetaret e saj, Dritan Ndoi (Syziu) (ne kerkim), Nikoll Syziu, Bardhok Syziu, Tonin Gjoka e Arjan Reci (te arrestuar), gjate tentatives per te vjedhur SMT-ne ne kete qytet, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane qelluar mbi 5 punonjesit e policise, te cilet kishin shkuar per t’i vene ne pranga, duke menduar per nje vjedhje ordinere. Ishin oret e para te mengjesit, kur anetaret e grupit vendosen te grabisin pjese makine ne ambientet e nje parkingu te ish-SMT-se. Ata diktohen nga roja i parkingut, i cili ka lajmeruar menjehere sallen operative. Efektivat kane rendur menjehere ne vendngjarje. Duke menduar se perpara kishte te bente me nje vjedhje te rastit, kane parkuar makinen jashte SMT-se dhe u kane kerkuar anetareve te bandes qe te dorezoheshin. Por reagimi i tyre ka qene i menjehershem. Karikatore te tere jane shkrehur, si dhe granata dore jane hedhur ne drejtim te furgonit te policise duke lene te vrare efektivin Gjon Pacuku, si dhe te plagosur Nikolle Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Cupi. Me pas anetaret e bandes jane larguar ne drejtim te paditur duke lene ne kujtese te efektivave ngjarjen e vitit 2000.
/AlpeNews.al



