• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Donald Trump Jr shmang gazetarët, nuk komenton bisedat me babain dhe rusët
Home
Nderkombetare

Donald Trump Jr shmang gazetarët, nuk komenton bisedat me babain dhe rusët

7 December, 2017 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Donald Trump Jr, djali i Presidentit, refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të ligjvënësve të mërkurën rreth bisedave që kishte patur me babain e tij, në kohën kur ishte kandidat për president, lidhur me takimin e debatueshëm me disa persona rusë në qershor të vitit 2016 në Kullën Trump.

Trump Jr shmangu gazetarët dhe hyri në ndërtesën e Kapitolit përmes një dere të pasme përpara se të ballafaqohej për më shumë se tetë orë me pyetje nga Komisioni i Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve.

Komisioni po heton bashkëpunimin e mundshëm mes fushatës së presidentit Trump dhe Rusisë.

Demokrati i lartë në këtë komision, Adam Schiff nga Kalifornia, tha se Trump Jr. iu përgjigj shumicës së pyetjeve, por përdori të drejtën e privilegjit avokat-klient kur nuk pranoi të komentojë për takimin që kishte me rusët.

Trump Jr tha se kur bisedoi me të atin, në takim ishte i pranishëm një avokat.

Schiff tha se nuk beson se biseda mes të dyve është informacion që duhet të mbetet konfidencial.

Të tjerët në seancën e pyetjeve të së mërkurës thanë se Trump Jr deklaroi se nuk i kujtoheshin gjërat që ligjvërësit donin të dinin, përfshirë detajet rreth takimit me rusët.

Trump Jr u takua me rusët në zyrën e babait të tij në Kullën Trump në qershor të vitit 2016, kur një avokate ruse premtoi informacione rreth rivales Hillary Clinton.

Trump Jr tha se nuk i tregoi të atit për takimin menjëherë kur ndodhi, por foli për të pasi u bënë publike email-at rreth takimit.

Email-at treguan se Trump Jr. kërkoi të shfytëzonte mundësinë që të merrte informacione që inkriminonin zonjën Clinton, duke përfshirë “karakterin dhe kualifikimet” e saj për të qenë presidente. Këto informacione asnjëherë nuk u materializuan.

Kjo ishte hera e dytë që Trump Jr u përball me pyetje nga ligjvënësit për takimin me rusët. Komisioni i Senatit për Drejtësinë e pyeti atë në shtator.

Prokurori i Posaçëm Robert Mueller besohet të jetë mjaft i interesuar për marrjen në pyetje të zotit Trump Jr. nga Kongresi dhe për takimet me rusët.

Mueller po heton nëse ka patur ndonjë koordinim mes fushatës së zotit Trump dhe Kremlinit gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, të cilat presidenti Trump i fitoi – dhe nëse vetë zoti Trump pengoi drejtësinë kur hoqi ish drejtorin e FBI-së James Comey, i cili gjithashtu po hetonte për një bashkëpunim të mundshëm mes palëve.

Trump i ka etiketuar akuzat me një nga frazat e tij të preferuara – “lajme të rreme”. Trump Jr gjithashtu i mohon akuzat.

Moska e ka quajtur hetimin e zotit Mueller “një tymnajë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Panairi i çuditshëm i objekteve shtëpiakë. Arkitektët rikthejnë tradicionalen
Previous article Trump njeh Jeruzalemin/ Erdogan, telefonatë me Papa Franceskun: Të ruajmë statusin e qytetit të shenjtë!

Redaktor2

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT