• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BE planifikon Fondin Monetar Evropian deri në vitin 2019
Home
Ekonomi

BE planifikon Fondin Monetar Evropian deri në vitin 2019

7 December, 2017 Redaktor2 Ekonomi

BE-ja do të krijojë një Fond Monetar Evropian sipas modelit të FMN-së si dhe një post të ri. Plani kohor për ristrukturimin e gjerë të Eurozonës është gati: deri në mesin e vitit 2019, Komisioni i BE-së synon të krijojë një Fond Monetar Evropian dhe postin e Ministrit të Ekonomisë dhe të Financave.

Ministri i ri evropian i Çështjeve Ekonomike dhe Financave duhet të jenë në të njëjtën kohë nënkryetar i Komisionit si dhe shefi i Eurogrupit, njoftoi Komisioni i BE-së në Bruksel. Komisioni shpreson se kjo do të sjellë një bashkim të përgjegjësive dhe të kompetencave.

“Pas viteve të krizës, tani është koha për të marrë të ardhmen e Evropës në duart tona”, tha Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker. Qëllimi është një bashkim ekonomik dhe monetar “më i bashkuar, efikas dhe demokratik”. Gjendja e mirë ekonomike e bën të mundur këtë, theksoi Juncker. “Nuk ka kohë më të mirë për të rregulluar çatinë se kur ndriçon dielli”.

Propozime të mëtejshme të Komisionit parashikojnë krijimin e “instrumenteve të reja buxhetore” për të ndihmuar shtetet anëtare që të zbatojnë reformat dhe të hapin rrugën për vendet jo anëtare të monedhës së përbashkët euros. Në të njëjtën kohë, Brukseli dëshiron që ta shndërrojë në ligj të BE-së Paktin Fiskal Evropian mbi disiplinën buxhetore, i cili deri tani bazohet vetëm në një traktat ndërqeveritar.

Spiranca e fundit e shpëtimit për bankat
Si model për Fondin Monetar Evropian është e qartë që shërben Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili ka luajtur një rol qendror në shpëtimin e vendeve të krizës në Evropë. Si bazë do të shërbejë fondi i shpëtimit të euros ESM. Fondi Monetar i BE-së duhet të ndërhyjë si mundësia e fundit, nëse fondet ekzistuese për përmirësimin e rregullt të gjendjes së bankave me probleme nuk janë më të mjaftueshme.

Planet e Komisionit për reformën e Eurozonës janë kontributi i tij për samitin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së në fund të javës së ardhshme, dhe bazohen në një fjalim të Junckerit në shtator. Për zbatimin e këtij plani Brukselit i mbetet rreth një vit, sepse nga fundi i vitit të ardhshëm fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet evropiane në fillim të verës së vitit 2019. Gjatë kësaj kohe, vështirë se parlamentin mund ta kalojë ndonjë projekt. Një problem tjetër është se formimi i qeverisë në Gjermani po zvarritet./dw/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bleona Qereti rinxjerr në shesh "zogun", zbulon sa persona ja kanë parë (Foto)
Previous article Festivali i Këngës/ Artisti i famshëm italian vjen në Shqipëri këtë muaj

Redaktor2

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT