• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA E STUDENTËVE/ Reagon senati i Universitetit Politeknik: Pro kërkesës për rritjen e financimit
Home
Sociale

PROTESTA E STUDENTËVE/ Reagon senati i Universitetit Politeknik: Pro kërkesës për rritjen e financimit

14 December, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës ka reaguar përmes një deklarate për protestën e studentëve në ditën e dhjetë. Pas mbledhjes që është zhvilluar sot, Senati Akademik ka dalë me një deklaratë, ku thuhet se mbështet kërkesat e studentëve.

Gjithashtu Universiteti Politeknik i Tiranës propozon krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë.

Deklarata e plotë e Senatit Akademik të UPT:

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, i mbledhur sot në datë 14.12.2018, në mbështetje të studentëve dhe të protestës së tyre civile, krenarë për studentët tanë, për forcën dhe ndërgjegjen e tyre, mirënjohës për kontributin, vlerat dhe sakrificat e brezave të pedagogëve, të ndërgjegjshëm për vështirësitë që ka sistemi shoqëror, ai politik dhe vetë universiteti, larg politikës dhe qëndrimeve emocionale dhe individuale, me vullnetin e plotë për të nisur një ndryshim të madh që bazohet te cilësia e sistemit universitar, vendosi unanimisht të shprehet me këtë deklaratë:

1. Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesat e protestës së studentëve që po zhvillohet në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

2. Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesën për rritjen e financimit nga buxheti i shtetit me qëllim përmirësimin e mësimdhënies, infrastrukturës dhe mundësinë e rishikimit të tarifave të studimit.
3. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër përgjegjësitë e tij dhe shpreh angazhimin gjithëpërfshirës të stafit akademik dhe studentëve për evidentimin dhe zgjidhjen e të gjitha problematikave që i takojnë Universitetit Politeknik të Tiranës.
4. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër që nëpërmjet akteve të brendshme të mundësojë institucionalizimin e dialogut pedagogstudent si mekanizmin real dhe transparent për zgjidhjen e problemeve në Universitetin Politeknik të Tiranës.
5. Universiteti Politeknik i Tiranës distancohet nga të gjitha qëndrimet dhe aktet, të çfarëdolloj natyre, që cënojnë figurën e pedagogut, studentit apo Institucionit dhe shpreh vullnetin e plotë për të vënë në funksion të gjithë mekanizmat e vet për të nxjerrë jashtë mjediseve universitare pjesëtarët e stafit të vet që thyejnë etikën akademike.
6. Universiteti Politeknik i Tiranës angazhohet të vijojë të bëjë transparencën e buxhetit dhe shpenzimeve të kryera për çdo vit kalendarik.
Universiteti Politeknik i Tiranës propozon: 

1. Krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë, ku: – Parimet kryesore të jenë transparenca dhe gjithëpërfshirja; – Cilësia akademike të jetë kryefjala e reformës dhe finaliteti i kësaj axhende; – Arsimi i lartë të shpallet prioritet kombëtar me buxhet solid dhe një plan investimesh madhore në 5 vitet e ardhshme; – Studentët, pedagogët dhe politika të ngrenë një komitet shtetëror me status të veçantë deri në realizimin e plotë të axhendës; – Në qendër të axhendës të jetë studenti dhe pedagogu, hallkat më të rëndësishme të sistemit. Me besim tek e ardhmja dhe të vendosur për cilësinë e universiteteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ALBUMI I VITIT TË RI"/ Rita Ora dhe Lilly sjellin videon më komike që keni dëgjuar ndonjëherë
Previous article PIKANTE/ Dje në LUFTË sot në FUTBOLL: Zyrtari i klubit të SUPERLIGËS shpreh urimin emocionues për... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT