• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIJIMI I USHTRISË/ Qeveria e Kosovës i përgjigjet NATO-s: E drejta jonë buron nga sakrifica dhe liria
Home
Rajon

KRIJIMI I USHTRISË/ Qeveria e Kosovës i përgjigjet NATO-s: E drejta jonë buron nga sakrifica dhe liria

14 December, 2018 Isa.Autor Rajon

Qeveria e Kosovës ka uruar qytetarët e Kosovës për formimin e Ushtrisë por i është përgjigjur edhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku shfaqet dukshëm kundërshtimi ndaj votimit të sotëm.

Ajo transmeton përmes një deklarate se vlerëson se e drejta e Kosovës për ushtri buron nga sakrifica dhe liria, nga e drejta e shtetit, nga sovrani dhe vullneti qytetar për të mbrojtur dhe promovuar vlerat properëndimore në Kosovë dhe më gjerë. “Kosova është NATO dhe NATO është Kosovë. Për këtë askush mos të ketë asnjë dyshim. Së bashku me aleatët, NATO-n do të jemi vetëm në shërbim të demokracisë, sigurisë, paqes dhe zhvillimit në Kosovë, rajon e kudo që kërkohet”, shkruhet në tej në deklaratën e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës shprehet se me miratimin e Projektligjit për Ushtrinë, konsideron përcaktimin e kompetencave, organizimin dhe funksionimin e FSK-së, si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe interesave të Kosovës.

“Po ashtu, me miratimin e Projektligjit për Shërbimin në FSK ne rregullojmë kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK, si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies; me miratimin e Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, ne riorganizojmë dhe kalojmë nga Ministria e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes, me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi FSK-në me strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj”, thuhet më tej deklaratë.

Në fund, Qeveria e Kosovës kujton dhe nderon të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për lirinë dhe shtetin kosovar si dhe shpreh mirënjohjen e saj për misionin e NATO-s, KFOR-it dhe ndaj të gjithë trupave ushtarake të vendeve aleate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Ja si është PROGRAMUAR të rreshtohet Kukësi... (FOTO)
Previous article SKANDALI/ Trajneri i Chelseat, Sarri përfundon nën hetim pas asaj që ndodhi dje

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT