• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIJIMI I FSK-së/ Annen: Ushtria e Kosovës të përfshijë serbët, konsultime me NATO
Home
Rajon

KRIJIMI I FSK-së/ Annen: Ushtria e Kosovës të përfshijë serbët, konsultime me NATO

14 December, 2018 Isa.Autor Rajon

Ministri gjerman i shtetit për punë të jashtme, Niels Annen, thekson në Bundestag se Gjermania nuk e vë në dyshim të drejtën e Kosovës për Ushtri të rregullt.

Qeveria Gjermane ka ritheksuar qëndrimin e saj ndaj procesit të krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Duke iu përgjigjur me shkrim të mërkurën (12.12.18) në Bundestag pyetjes së deputetes së Majtë (Die Linke), Sevim Dağdelen, ministri i shtetit për punë të Jashtme, Niels Annen, (SPD), tha ndër të tjera se “Gjermania e ka njohur Kosovën dhe nuk e vë në pikëpyetje të drejtën parimore të Kosovës për forca të rregullta”.

Por Annen shtoi gjithashtu edhe se “qeveria federale është e mendimit, se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk duhet të jetë i nxituar dhe të vijojë në një proces inkluziv. Këtu hyn sidomos përfshirja e pakicës serbe të Kosovës dhe konsultimi i ngushtë me partnerët, siç janë NATO dhe shtetet aleate të NATO-s.”

Deputetja e së Majtës krahas qëndrimit të Gjermanisë, donte të dinte edhe se sa ishte në dijeni qeveria gjermane se SHBA-ja e ka dhënë pëlqimin e saj për shndërrimin pa ndryshim kushtetute të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ushtri të rregullt, qysh në fund të shtatorit 2018, pas vizitës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj në SHBA dhe takimit me ministrin amerikan të mbrojtjes James Mattis nga fundi i shtatorit në Prishtinë. Deputetja e majtë iu referua në pyetjen e saj raportimeve të Deutsche Welles dhe AFP.

Annen u përgjigj se më 13 shtator 2018, Ambasada Amerikane në Prishtinë kishte thënë se “momenti i parashtrimit të pakos ligjore për transformimin e FSK-së nuk ishte caktuar në marrëveshje me SHBA-në”. Annen tha gjithashtu “se qeveria a gjermane nuk është në dijeni se për çfarë është folur në takimet e bëra nga fundi i shtatorit”. Ai iu referua raportimeve të medias kosovare, sipas të cilave SHBA-të e mbështesnin krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Parlamenti i Kosovës pritet të miratojë nesër (14.12.18) pakon ligjore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e paraparë deri tani vetëm për të ndërhyrë në raste katastrofash, në një ushtri të rregullt të armatosur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Kina ndalon shitjen e iPhone, zbuloni arsyen
Previous article KRIJIMI I FSK-së/ Kuvendi i Kosovës voton sot formimin e Ushtrisë, SHBA: Vendim historik!

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT