• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ITALI/ Dënohet ‘serial killer’. Akuzohet se ka vrarë prostitutën shqiptare (DEKLARATA)
Home
Aktualitet
Kronikë

ITALI/ Dënohet ‘serial killer’. Akuzohet se ka vrarë prostitutën shqiptare (DEKLARATA)

7 December, 2017 g.autor Aktualitet, Kronikë

Dënohet sërish serial killeri i prostitutave, italiani Maurizio Minghella, 59 vjeç. Gjykata e Torinos dënoi me 30 vite burg Minghellën për vrasjen e një vajze të re shqiptare, Floreta Islami, e cila u gjet e pajetë në një fushë afër Rivolit në vitin 1998. Minghella tashmë është duke vuajtur dënim të përjetshëm me 131 vite heqje lirie, pasi akuzohet për 7 krime, ku mes viktimave kishte dhe shqiptare.

Mediat vendase shkruajnë se çështja e vdekjes së shqiptares u rihap sërish në vitin 2016. Si provë deçizive ishte ADN-ja që u gjet në shallin që ishte përdorur për të mbytur Floreta Islamin, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Po ashtu, mediat italiane raportojnë se prokurori Roberto Sparagna është duke hetuar edhe për 5 vrasje të tjera të ngjashme.

VRASJA E SHQIPTARES

Floreta Islami, e cila ishte 29 vjeç, kur është mbytur me një shall në Rivoli në Torino. Ngjarja, e cila ndodhur 18 vjet më parë në 14 shkurt të vitit 1998, tronditi opinionin publik asokohe.
Sipas asaj që shkruan shtypi italian, zbulimi erdhi pasi në pambukun e shallit, u gjet mbetje biologjike e vrasësit dhe kjo u mësua pas analizave mjeko-ligjore që çuan në identifikimin e profilit gjenetik që rezultoi se ishte Minghella. Nga kontrollet e vazhdueshme të policisë, ka rezultuar se në atë periudhë, serial-killeri frekuentonte zonën e Rivolit, ku vajza shqiptare u gjet e vdekur, pranë rrugës “Susa”, ku ndalonte të vëzhgonte prostitutat e pranishme.

VRASËSI SERIAL

Krimet e vrasësit serial kanë ndodhur mes viteve 1978 dhe 1998 në Torino të Italisë. Në mesin e viktimave, janë edhe vajza shqiptare të cilat ishin prostituta në Itali. Bëhet fjalë për Nadia Shehun, 24 vjeçe, Heriona Sulejmani, 16 vjeçe, Elisa Jaku 22 vjeçe si dhe Floreta Islami. Gjatë hetimeve janë gjetur prova të një serie krimesh të kryera nga Maurizio Minghella. Ky i fundit përdorte litarë, rripa, çorape të holla, shalle për të mbytur viktimat. Analizat shkencore kanë identifikuar ADN-në e gjetur në këto prova materiale që i përket pikërisht Maurizio Minghella.

Gjatë hetimeve janë gjetur prova të një serie krimesh të kryera nga Maurizio Minghella. Italiani thuhet se përdorte litarë, rripa, çorape të holla, shalle për të mbytur viktimat. Kujtojmë se në vitin 1978 Minghella u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5 grave në Genoa, por pas 18 vitesh ai u lirua. Pasi u zhvendos në Torino Minghella nisi sërish krimet e tij mizore. Gratë e tjera të vrarë nga ai janë Ebe Romano 35 vjeç, Fatima ‘H Dido, Tina Motoc, Cosima Guido./ panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Paolo di Canio: Pas atij goli në derbi, mund të kisha vdekur! (VIDEO)
Previous article Xhesika Ndoj në mëdyshje për flokët. Pyet fansat në instagramin e saj (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT