Kryeministri i vendit Edi Rama, u është përgjigjur sërish studentëve, duke thënë se është e gatshme ti plotësojnë të gjitha kërkesat.
Rama tha se i fton dhe në sallën e Kuvendit studentët, të diskutojnë hapur me të.
“Dua që ndërkohë që Kuvendi vazhdon sipas axhendës së parashikuar, të gjithë ata që janë të interesuar në mënyrë të sinqertë për ti dhënë zgjidhje një situate krejt absurde, ku njëra parë ka shtruar disa kërkesa dhe tjera jo vetëm nuk i ka refuzua por është e gatshme ti zgjidhë një për një janë të ftuar në çdo moment edhe në këtë sallë nëse duan të diskutojnë hapur në sytë e të gjithë opinionit publik lidhur me të tete pikat por edhe më shumë, kjo sallë është në dispozicion dhe faktikisht opozita reale e vendit sot janë ata studentë që kanë vendosur të ngrenë kartë kundër një sistemi brenda universitetit që i ka marrë ata peng dhe në të njëjtën koha na kanë dhënë një shuplakë, për të na shkundur dhe për të na bërë që ti hapim sytë më shumë e ti fokusojmë te ajo që ndodh brenda mureve të universitetit”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Ramës.
Rama e pranon: Protesta e studentëve i dha shuplakë qeverisë dhe grusht opozitës
Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi, ka folur edhe një herë për studentët duke thënë se protesta e i dha shuplakë qeverisë dhe i dha grusht opozitës.
“Protesta i dha shuplakë qeverisë, i dha grusht opozitës dhe e treta i dha një shpresë shoqërisë”, shtoi më tej Rama.
Pjesë nga deklarata
Adashi imë me mbiemër, Rama Luan tha që studentët kanë të drejtën të na nxjerrin të gjithëve jashtë, ndërkohë juve ju kanë nxjerrë jashtë, se u detyruat të hidheni në ilegalitet dhe ta ndikoni protestën të maskuar, tani për të mos humbur kohë, dje janë formuar dhe organet e para të drejtësisë së re, KLP dhe KLGj, pasi u krijua dhe KED, ndërkohë që sa i takon propozimit të tyre nuk është çështje procedurale apo buxheti, propozimet e këtyre janë të refuzuara, sepse janë propozime të bëra për të mos u bërë kurrë. Protesta i dha shuplakë qeverisë, i dha grusht opozitës dhe e treta i dha një shpresë shoqërisë.
Zgjidhja nuk vjen nga doktoresha Kryemadhi, Lulzim Ziu apo profesor Qorri, opozita kërkon vetëm bllokim të zgjidhjes se kërkon të nxjerrë gështenjta nga zjarri duke futur studentet në qorrsokak, qeveria e ka zgjidhjen dhe do ta japë me dialog, me dialog, pse na duhet dialogu, për shembull pika për vetingun e titujve ne kemi plan si duhet bërë duhet rëndë dakord për planin, brenda 6 muajve të ardhshëm Kryemadhi do të jetë e para që do të heqi bluzën e doktorit dhe do të mbetet me çizmen e LSI


