• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ Rama tregon mesazhet e studentëve: Nga Universiteti i Shangait më kërkuan që…
Home
Politikë

PROTESTA/ Rama tregon mesazhet e studentëve: Nga Universiteti i Shangait më kërkuan që…

12 December, 2018 Isa.Autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama shprehet se ka marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale nga studentë, të cilët i mëshojnë idesë së dialogut mes tij dhe studentëve.

Në një postin në Facebook, kreu i qeverisë shpërndan një mesazh, që thotë se ardhur në adresë të tij nga një studentë shqiptare që studion në Shangai. Ajo fton studentet në Shqipëri të dialogojnë me Ramën për plotësimin e kërkesave të tyre.

“Kam marre, nder te tjera, edhe shume mesazhe nga studente qe kane deshire te dialogojne, por nderkohe frike edhe druajtje mbi sesi do zhvillohet ky dialog. Per me teper nuk dine ku edhe si te drejtohen per te arritur kete gje”, shkruan Rama.

48181060_10156305523926523_8155803450953695232_n

Statusi i Kryeministrit Edi Rama

Zoti Kryeminister
Pershendetje jam Eldja Mimini, studente mjekesie me burse te plote ne Shanghai Kine.
Sot pas shume ditesh heshtjeje nga ana ime kundrejt protestes, nuk munda me edhe iu bera thirrje studenteve per dialog duke qene se e konsideroj si rrugen me te mire te mundshme drejt zgjidhjes se problemeve te tyre, qe deri para nje viti kane qene edhe te miat…
Ky eshte mesazhi qe une kam publikuar sot ne profilin tim ne instagram:
“Po shkruaj sot si nje ish studente e Fakultetit te Mjekesise ne Tirane, qe sot studion mjekesi jashte sepse ka qene po aq e pakenaqur nga realiteti i arsimimit ne Shqiperi sa te gjithe ata qe po protestojne.
Kam hezituar te flas per shume arsye, por sot duhet patjeter ta them ate cfare mendoj, ndoshta sepse nga ketu ku jam nuk kam mundesi te bej me shume sesa kaq.
Dua tju them te gjithe studenteve te shkojne e te dialogojne per te drejtat e tyre e te mos ngulmojne me per nje “plotesim pikash” nga Kryeministri apo Ministria e Arsimit. Pse?
Sepse jam e bindur qe ne momentin qe KM do thoshte “po une do i plotesoj pikat e kesaj liste, shkoni neper shtepia”, te gjithe do kenaqeshin me aq, do i kapte nje eufori e bukur fitoreje, opa ne e beme qeverine te na bindej, ne jemi dhjetori i dyte urraaa bla bla bla….
Edhe cfare do fitonit? Jua them une. Asgje. Se ato 8 pika te famshme jane asgje ne krahasim me cfare ka per detyre universiteti edhe qeveria bashke tiu ofroje juve. Ama e di shume mire qe neqoftese do thuhej ajo “fjali” nga KM, do behej shume e qarte ajo percarja per te cilen flisni te gjithe. Do ndahej ne nje ane ai grup qe eshte aty per hak te opozites, qe do gjej ca pika te tjera e do protestoje prape neper kryqezime rrugesh. Do ndahej nga ana tjeter grupi i atyre qe as vete nuk e dine pse po protesojne e qe do kenaqeshin me idene e kursimit te disa lekeve. E i fundit grup, do ngelej ai qe vertete do ndryshim. Ky grup do ishte ai grup studentesh qe do e kapte persesi pesimizmi cdo dite kur shkon ne shkolle edhe i thote vetes ” ah qe spata lek te shkoj jashte” … Pse? Sepse sinqerisht neqoftese thuhet edhe premtohen ato 8 pika ashtu aq shabllon sa i kerkoni ju te premtohen, fiks sikur po beni pazar per arsmimin tuaj, aq me pak studente do ngelen qe do duan vertete te punojne me qeverine mbrapa per ta konkretizuar ate ndryshim.
Se nuk eshte aq kollaj te besh nje verifikim total te titujve edhe te zevendesosh te gjjthe pedagoget qe se meritojne te jene duke dhene mesim. Edhe per me teper nuk eshte aq shume ne dore te qeverise sac e mendoni ju.
Une ju them kete. Qe ju si studente keni nje fuqi qe nuk po e shfrytezoni. Keni nje privilegj qe Kryeministri po ju thote te dialogoni. Sa do doja te isha aty tani edhe ti shkoja atje, e ti thoja tere diten nje me nje cfare do doja te ndryshonte. Se ato 8 pika nuk jane asgje. Ju jeni me te humburit nese mjaftoheni me aq. Jeni bere te gjithe si ushtare pa koke qe ulerisni atje per nje liste qe e postoi dikush ne rrjete sociale edhe nuk po e kuptoni qe keni forcen per te bere shume here me shume. Nuk ka pse t’iu interesoje juve fare se Kryeministri eshte keshtu apo ashtu, ka bere kete apo ate.
Juve duhet t’iu interesoje qe spo vjen njeri t’iu levizi me zor nga atje ku mblidheni cdo dite, por po ju pergjigjen me nje ftese te hapur per dialog. Ne sy te te gjtheve, me pranine e medias qe gjithcka te jete transparente. Ashtu te mblidheni te gjithe, qofte edhe ne kuvend sic ju tha, edhe nje per nje t’ia listoni cdo gje qe nuk shkon, nje per nje t’ia rreshtoni cdo emer pedagogu qe ju ka bere padrejtesi.
Keni ne dore nje pushtet qe ka nevoje per fuqi ekzekutive nga qeveria, e cila ka nevoje nga ana tjeter per pushtetin qe do i jepte nje pakt me ju ku listohet cdo problematike. Sepse mos harroni qe universitetet jane autonome. Mos i merrni aq shabllon fjalet qe thote Kryeministri. Mundohuni te kuptoni mes rreshtave. Jetoj ne Shanghai, kam ndenjur zgjuar gjithe naten mbreme per te pare live se ç’kishte per te thene neTop Show, edhe jam shume e sigurte qe kam degjuar shume me shume sesa te gjithe ju qe nxitoheni per te bere nje meme ne instagram duke perdorur ca fjale nga nje arsyetim qe ben ai. Drreqi e mori, nuk jane adminat e faqeve ne instagram ata qe duan ndryshimin. As ata studente qe tashme jane pjese e forumeve rinore dhe deri diku e kane nje shpatull mbeshtetje kunder kasaphanes qe bejne pedagoget nuk jane ate qe e duan ndryshimin. Ata qe e meritojne ndryshimin. Ata qe kane nevoje per ndryshimin.
Ata qe vertete e duan ndryshimin jane ato studente qe fatkeqesisht nuk kane asgje tjeter, por nje ze. Nje te drejte fjale. Qe ne ate mishmash ulerimash neper megafone qe thone “oh sa mire me qene shqiptar” apo ku di une cfare tjeter, humbet.
Zeri juaj humbet. Ju betohem keni privilegjin qe ate ze e liri fjale qe e keni te drejte themelore ta shfrytezoni edhe ta perdorni diku ku do ju degjohet. Mos u mjaftoni me asgje qe nuk eshte ai ideali qe ju keni per nje universitet te denje te 2018. Mos u mjaftoni me nje 8 piksh skandaloz qe nuk do ju zgjidhe asgje.
Jini koshient qe keni ne dore te arrini shume me shume.
Perzemersisht Eldja Mimini, qe do donte pafund te ishte tani aty me ju edhe te protestonte me po aq vullnet, por ndoshta me nje deshire me shume per te shfrytezuar fuqine studentore per nje ndryshim rrenjesor, e jo per plotesimin e vetem atyre 8 pikave qe mundesojne thjesht krijimin e nje fasade te re, pakez me te bukur se ajo qe kemi tani.”

Ne pergjigje te ketij mesazhi ne instagramin tim personal, kam marre, nder te tjera, edhe shume mesazhe nga studente qe kane deshire te dialogojne, por nderkohe frike edhe druajtje mbi sesi do zhvillohet ky dialog. Per me teper nuk dine ku edhe si te drejtohen per te arritur kete gje.

Tani ju drejtohem juve Zoti Kryeminister dhe ju pyes ku e si te vijne e te trokasin keta studente qe kane deshiren te dialogojne per ndryshimin themelor e rrenjesor qe ka nevoje sistemi arsimor shqiptar?

Edhe ju bej nje tjeter thirrje te gjithe studenteve qe deshirojne njesoj si une te ndryshojne njeher e mire ate mediokritet per sistem arsimor qe kemi ne Shqiperi.
Ju bej thirrje te shperndani kete mesazh qe vertete do i drejtoje studentet drejt nje rruge qe e ka nje zgjidhje ne fund, e jo drejt rrugeve te tjera qorre ne te cilat po i hallakasin studentet e shkrete, pa asnje lloj menyre per te arritur nje rezultat konkret.

Ju lutem te dini te perzgjidhni informacionin qe merrni nga rrjetet sociale ku secili shkruan cte doje, e te besoni e ndiqni ate qe ju shkon pershtat interesit tuaj per ndryshim e jo thirrjeve kot me kot te figurave qe fshihen mbas profileve fallco edhe pa identitet.
Se nese nuk e beni do perfundoni me nje proteste te nisur per ndryshim e qe rezultoi nje deshtim si gjithe te tjerat.

Shpresoj shume qe te dini te beni zgjedhjen e duhur per te ardhmen tuaj, edhe brezave qe do vijne.
Edhe juve zoti Kryeminister do benit mire ta shperndanit kete mesazh.
Kjo thirrje per dialog ju vjen nga nje studente qe eshte totalisht jopartiake njelloj si cdokush tjeter qe vertete do ndryshim!

Fotografia e Edi Rama
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJIDHET ENIGMA/ Meshkujt e gjatë apo të shkurtër kanë jetë seksuale më të mirë
Previous article ZGJIDHET NGËRÇI/ BE: Krijimi i KLP e KLGJ, sukses në procesin e vettingut

Isa.Autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET GRUPI PARLAMENTAR I PS/ Rama drejton takimin në prag të seancës plenare Breaking News

MBLIDHET GRUPI PARLAMENTAR I PS/ Rama drejton takimin në prag të seancës plenare

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT