• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA PËR VJEDHJEN E 7 MIJË LITRA NAFTË TË TAP-it/ Sëmuret papritur nga zemra biznesmeni, Apeli e lë…
Home
Breaking News

U ARRESTUA PËR VJEDHJEN E 7 MIJË LITRA NAFTË TË TAP-it/ Sëmuret papritur nga zemra biznesmeni, Apeli e lë…

12 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Beratit, e cila urdhëronte lirimin nga qelia të biznesmenit Artur Guri i akuzuar nga prokuroria për vjedhjen e mbi 7 mijë litra naftë në depozitat e projektit TAP. Të vetmit që po qëndrojnë në qeli për këtë supervjedhje që përllogaritet në 13 milion lekë të vjetra, janë dy bashkëpuntorët e biznesmenit Guri, Hyda Vila dhe Enrico Lalo. Nga hetimet e prokurorisë të dy këta persona rezultojnë puntorët e Artur Gurit, të cilët për llogari të këtij të fundit shpërndanin naftën me bidona tek klientë të ndryshëm.

Artur Guri, njihet si tregtar në Berat dhe është pronari i hoteli në Berat. Është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë nga blutë e policisë së Beratit për vjedhjen e 7080 litra nafte, e cila me çmimin e tregut për litër, kap shifrën e mbi 13 milion lekëve të vjetra. Sipas prokurorisë Guri ka qënë personi kryesor që ka organizuar vjedhjen e tonelatave të naftës, por përgjimet dhe vëzhgimet në teren nuk e kanë bindur gjykatën e Beratit dhe atë të Apelit Vlorë, që ai të qëndrojë në burg.

Guri ka përdorur një taktikë të bërë modë tashmë në dyert e gjykatës, duke pretenduar se pas arrestimit nga policia dhe izolimi në burg, ai kishte filluar të shfaqte probleme me shëndetin, dhe më konkretisht zemrën. Avokatët e Gurit kanë shpalosur para gjykatës disa raporte mjekësore duke argumentuar se Guri vuan nga sëmundjet e zemrës dhe i nevojitet një aparaturë oksigjeni, apapraturë kjo e cila nuk disponohet nga administrata e burgut të Beratit, ku ai ishte izoluar.

Nisur nga kjo situatë gjyqtarja e Beratit Rudina Palloj, ka vlerësuar si të mirqënë sëmundën e papritur të biznesmenit Guri, duke vendosur ta lirojë atë nga qelia dhe izoluar në masën e “arrestit në shtëpi”, por duke urdhëruar që ai të dalë nga banesa vetëm në rastet kur të paraqitet për mjekim. Ky vendim, është lënë në fuqi edhe nga gjykata e Apelit në Vlorë, e cila tashmë i ka vënë kapak lirimit të Gurit nga burgu, ndërkohë dy bashkëpuntorët e tij për vjedhjen e mbi 7 mijë ton naftë në TAP, ndodhen në burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONSIDEROHET SI "SAN SIRO 2"/ Dy klubet kanë firmosur memorandumin për të ndarë një stadium të ri
Previous article RRËFIMI / Si u zhdukën mijëra tonë miell e karburant nga ushtria në ’97-n

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË MIRDITË/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MIRDITË/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË POGRADEC/ Plagoset Brian Syzo, i hetuar më herët për trafik droge Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË POGRADEC/ Plagoset Brian Syzo, i hetuar më herët për trafik droge

"KËMBA IME DO BËHET BLU"/ Australianen e pickon gjarpri helmues në Shqipëri, reagon MSH: E transportuam në… Aktualitet

"KËMBA IME DO BËHET BLU"/ Australianen e pickon gjarpri helmues në Shqipëri, reagon MSH: E transportuam në…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT