Edhe pse Kina, është një realitet sa i largët, aq edhe i afërt, për ta njohur duhet shumë kohë.
Por, për të gjithë ata që kultura dhe zhvillimi i këtij vendi është ende një mister, analisti dhe ish ambasadori ynë në këtë shtet Gezim Podgorica, na sjell botimin më të fundit “Kina, një gravitet i epokës së re”.
Në libër, në syrin e një analisti dhe diplomati të kujdesshëm, na vjen dhe marrëdhënia Kinë- Shqipëri.
Libri “Kina, një gravitet i epokës së re” pas prezantimit në panairin e fundit të librit në Tiranë, u prezantua për dashamirësit e librit dhe të Podgoricës edhe në Kukës.


