• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
e-Diplomaci/ Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme përmirëson 12 pozicione, renditet e 31-ta
Home
Shqipëri

e-Diplomaci/ Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme përmirëson 12 pozicione, renditet e 31-ta

7 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Në një botë dixhitale ku më shumë se 200 Ministri të Punëve të Jashtme dhe më shumë se 400 lider të vendeve të ndryshme kanë llogaritë e tyre në mediat sociale dhe i përdorin ato për të treguar politikën e jashtme, si edhe ku shumë vende po krijojnë aplikacione për qytetarët e tyre që jetojnë ose udhëtojnë jashtë vendit, nuk mungon Shqipëria me llogaritë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrit Ditmir Bushati, por edhe me aplikacionin e posaçëm E-Konsullata i cili ofron informacion konsullor për të gjithë qytetarët e saj që udhëtojnë në vende të ndryshme.

Në këtë kontekst, në vlerësimin që Digital Diplomacy Live i bën 209 Ministrive të Punëve të Jashtme në botë për vitin 2017 (Digital Diplomacy Review 2017), Shqipëria renditet në vendin e 31-të, duke përmirësuar renditjen e saj me 12 vende (DDR2016 e rendiste atë në vendin e 43-të).

Metodologjia e DDR17 bazohet në një qasje të re të Diplomacisë. #DDR17 identifikon 5 nevoja kryesore të diplomacisë dixhitale, të përshkruara si nivele hierarkike brenda një piramide. Ato gjithashtu përfaqësojnë fazat e progresit nga fillestar në shkallën e avancuar të praktikës së diplomacisë dixhitale dhe janë: prania në mediat sociale, përshtatshmëria, përditësimi, angazhimi dhe diplomacia dixhitale. Gjithashtu, këto nivele të performancës së diplomacisë dixhitale shqyrtohen mbi bazën e treguesve të tjerë cilësorë si: kreativiteti dhe autenticiteti, transparenca, menaxhimi i përmbajtjes, siguria, hapja, ndikimi, lloji i audiencës, profesionalizmi, fushatat shkatërruese / inovative.

Ekipi i #DDR17 ka mbledhur veprimtaritë dixhitale të 209 MPJ-ve nga e gjithë bota që nga fillimi i vitit 2017 deri në fund të nëntorit 2017 dhe mbi një analizë të treguesve të lartpërmendur e ka renditur Shqipërinë në vendin e 31-të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSKLUZIVE/ Intervistë me Romela Begajn: Unë mësuesja e Farkës së Vogël që u bëra kampionia e Botës së Madhe
Previous article Veliaj: Duke filluar nga janari, 70 dokumente në Tiranë do të jepen në një e-kioskë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT