Teksa në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit do të mbahen sot protesta masive të studentëve, Presidenti Ilir Meta fton të gjithë shqiptarët që të kujdesen për malet.
Mesazhi i kreut të shtetit vjen në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve.
“E “stolisur” me Alpe dhe male nga më të bukurit në botë dhe me një natyrë të mahnitshme, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një “diamant” i Europës, siç e cilësojnë dy video-blogerët e famshëm Alyne e Nuseir Yassin. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, i ftoj të gjithë të mbrojmë e promovojmë Alpet e malet tona, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, për të rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve”, shkruan Meta.



