Sot në orën 9 do të zgjidhen 6 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kjo i hap rrugë krijimitt ë SPAK-ut dhe zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me mandat.
Në garë për t’u bërë pjesë e këtij organi janë 11 kandidatë; Anila Leka, Antoneta Sevdari, Arben Dollapaj, Arta Marku, Besnik Cani, Besnik Muçi, Dritan Prenci, Gentjan Osmani, Kostaq Beluri, Vate Staka dhe Bujar Sheshi.
Në votimin e sotëm do të marrin pjesë të gjithë prokurorët e Republikës së Shqipërisë për të votuar gjashtë emrat për KLP-në, të cilët e kanë kaluar VETTING-un.
Në reagimin e djeshëm, Ambasada Amerikane kërkon që brenda kësaj jave të ngrihet KLP dhe KLGJ, ndërkohë që thekson se procesi duhet të jetë i lirë dhe transparent.
Më herët Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku duke kërkuar angazhimin dhe pjesmarrjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë kaluar VETING-un, është shprehur se krijimi i KLP-së do t’i hap rrugë krijimit të SPAK-ut dhe zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me mandat.
Deklarata e plotë e Markut:
Deklarata e plotë e Kryeprokurores Arta Marku
Neser eshte nje dite e rendesishme, eshte dita kur ne, me pjesemarrjen tone, me voten tone, do zgjedhim anetaret prokurore te Keshillit te Larte te Prokurorise . Eshte dita ku ne do ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial si ingranazh i rendesishem i makinerise se madhe te reformes ne drejtesi dhe qe me krijimin e KLP hyn ne fazen e zbatimit te plote te saj. Ne sot kemi fatin qe me pjesmarrjen dhe voten tone te hedhim te paret themelet i institucionit te pare te ri drejtesise ndaj mos e humbni kete shans per asnje arsye.
Do i hapim rruge krijimit te SPAK-ut, zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem me mandat. Le t’u tregojme te gjitheve, popullit qe pret drejtesi, partnereve tane qe na kane ndihmuar dhe po na ndihmojne ne kete rrugetim te gjate drejt ngritjes dhe konsolidimit te nje drejtesie te re, se ne jemi te pergjegjshem, se ne duam t’i ngreme institucionet, i duam funksionale ato, e duam vendin tone dhe integrimin e tij.
Prandaj, ju ftoj te gjitheve, te merrni pjese ne mbledhje, jo vetem si nje detyrim ligjor, por si shenje e pergjegjesise se larte. Prandaj ju ftoj te gjitheve te merrni pjese dhe te votojme nen mbikeqyrjen e partnereve te huaj dhe mediave, me transparence maksimale, per t’u treguar te gjitheve se ne duam dhe ne mundemi. Kam besim tek ju