Zhdukja e radhës nga shtëpia, këtë herë ka ndodhur në Durrës, Është gruaja që është “arratisur” dhe burri që kërkon ndihmën e Policisë.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se, A. S., vjeç 25, banues në fshatin Arapaj, ka bërë kallëzim, se më datë 08. 12. 2018, i është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij S. H., vjeçe 23.
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09. 12. 2018, shtetasi A. S., vjeç 25, banues në fshatin Arapaj, ka bërë kallëzim, se më datë 08. 12. 2018, i është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij S. H., vjeçe 23. Po punohet për gjetjen e saj.


