Kryeministri i vendit Edi Rama në komunikimin live të dedikuar tërësisht dialogut për universitetit i është përgjigjur shumë prej pyetje dhe shqetësime të studentëve.
Kur do bëhet vettingu për pedagogët me super pasuri?
Ishte kjo një nga pyetjet që iu bë kreut të ekzukutivit në facebook, të cilës Rama përgjigj duke thënë se fatin e tyre studentët duhet ta marrin vetë në dorë, të përballen me seriozitet dhe jo të rrinë atje në rrugë e të fyejnë me ‘trimëri’ në facebook.
“Kur patët guxim të qëllonit ministren Nikolla pasi ju doli në shesh dhe kërkoi të bisedonte, gjeni guximin të përballeni edhe me ata pedagog të korruptuar që ju thone ‘bli librin tim ose je i ngelur”
Ndër të tjera Rama u shpreh se “Unë nuk bëj bëj Vetting, ato i bën Luli, siç bëri këtë të politikanëve dhe e ‘mbaroi’, e dërgoi edhe ne Venecia.” Vettingun për titujt akademik nisjani me doktoreshën e shkencave Monika Kryemadhi e më pas me prof.asoc Lulzim Basha pasi unë nuk kam titull akademik ‘Dr’.


