• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZHVILLIMI URBANISTIK I TIRANËS/ Veliaj: Studentët do t’i trajtojmë me dinjitet
Home
Politikë

ZHVILLIMI URBANISTIK I TIRANËS/ Veliaj: Studentët do t’i trajtojmë me dinjitet

10 December, 2018 Isa.Autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur sot në seminarin për Zhvillimin Urbanistik të Tiranës sesi Bashkia e ka transformuar kryeqytetin duke investuar në zhvillimin e urbanistikës, e konkretisht edhe në gjelbërimin e mjedisit.

Duke patur parasysh protestën e studentëve kundër MAS, që po zhvillohet për të shtatën ditë radhazi, Veliaj e hapi fjalën e tij duke thënë se Bashkia e Tiranës synon që studentët të trajtohen me respekt dhe dinjitet, e kësisoj, ajo do investojë për përmirësimin e kushteve të konvikteve. Ai foli për planin dhe ndërhyrjen në Qytetin Studenti, teksa shtoi faktin se disa godina ndërkohë kanë pësuar transformime.

“Të përfitojmë nga eksperienca franko-gjermane. Në proces janë në fokus përmirësimi i kushteve në konvikte. Me rëndësi është trajtimi me dinjitet të studentëve. Ambasada e Gjermanisë ka dhënë një dorë ndihmuese  për qytetin studentit. Të bëjmë më shumë, me pak para dhe Tirana për këtë është një shembull për të gjithë qytetet e Shqipërisë. Duam të krijojmë një paketë turistike. Jam i lumtur që BE ka akorduar 94 mln euro të adresuar tek fermerët. Për disa çështje, vendet në zhvillim ne mund të kalojnë edhe vende të zhvilluara. Secili mund të mbjellë një pemë për ditëlindjen e tij, apo për  të kujtuar një gjysh apo një përvjetor martese”, tha Veliaj.

Duke krahasuar situatën aktuale me atë të pesë viteve më parë, Veliaj u shpreh se sot Bashkia e Tiranës përmes vendimeve të ndërmarra në kuadër të bashkimit të 24 njësive bashkiake ka aplikuar frazën “Bëjmë shumë, me sa më pak”.

“Ne morëm një vendim të guximshëm për të bashkuar 24 njësi bashkiake. Kishim problem për të bërë qoftë dhe një urë sepse na rezultonte se edhe midis dy kryetarëve të komunave duhej të gjendej dakordësimi midis tyre. Falë këtij vendimi, Bashkia e Tiranës mund të bëjë investime të papara më parë. Nëse ne do të mbanim administratën e 24 njësive bashkiake do të kishim më shumë staf, por kemi vetëm 8 mijë. Tingëllon cuditshëm, por ne kemi bërë pikërisht më shumë, me më pak”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, duke u fokusuar më tej edhe tek çështja e mjedisit të cilën e cilësoi si prioritet të Bashkisë së Tiranës.

“Ne biem në dashuri me një qytetë, ne protestojmë në një qytet, ne anëtarësohemi në një qytet, pra jemi tmerrësisht të lidhur ngushtë me një qytet. Jam shumë e lumtur që cështja e mjedisit është primare për Bashkinë e Tiranës. Ka shumë njerëz që thonë se varfëria është e lidhur ngushtë më papastërinë. Por nuk ka asgjë që ta konfirmojë lidhjen e varfërisë me papastërinë. Këto janë etapa që ne duhet t’i kapërcejmë”, u shpreh ndër të tjera ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI GISHTAT NË PROTEST/ Ja si është gjendja e polices Ina Nuka (FOTO)
Previous article PROTESTA/ Ish-ministri "KUNDËR" studentëve: Opozita duhet të jetë me ju, të lë peng mandatet deri në…

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT