• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDAL NË ISLANDË/ 6 deputetë përgjohen duke llomotitur fjalë vulgare kundër grave
Home
Nderkombetare

SKANDAL NË ISLANDË/ 6 deputetë përgjohen duke llomotitur fjalë vulgare kundër grave

10 December, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Gjashtë deputetë shkojnë për të pirë birra në një bar në Reykjavík, llomotisin me orë të tëra fjalë vulgare kundër grave – dhe tani Islanda debaton për një skandal të madh

Islanda është vend i njohur për barazinë gjinore, shkruan «Süddeutsche Zeitung», përcjell Dialogplus. Më 1980 në Islandë një grua u zgjodh presidente – ajo ishte e para grua në botë që u zgjodh në mënyrë demokratike në këtë funksion.

Më 2009 Islanda zgjodhi kryeministre një grua homoseksuale. Në raportin e «Global Gender Gap» Islanda nëntë vite me radhë e ka zënë vendin e parë. Para disa vitesh ministri i Jashtëm Gunnar Bragi Sveinsson shkroi në një gazetë britanike në përkrahje të të drejtave të grave dhe bëri thirrje që burrat, si pjesë e problemit, të bëhen pjesë e zgjidhjes, duke ndryshuar sjelljet dhe zhdukur stereotipat e rrezikshëm. Ndoshta Sveinssonit nuk i kujtohet më se çfarë ka menduar vite më parë.

Para tri javësh ai bashkë me pesë shokë të tij, të gjithë parlamentarë të opozitës, shkuan në barin «Klaustur» në Reykjavík për të pirë birra dhe folur për politikën.

Në të vërtetë gjashtë parlamentarët folën më së shumti për gratë në parlament. «Ajo është vajzë e ëmbël», «ajo duket më pak epshore se para dy vitesh». Gjatë mbrëmjes u dëgjuan edhe fjalë të tjera shumë më të rënda, vulgare, të neveritshme të deputetëve kundër kolegeve deputete. Përveç Sveinssonit i pranishëm në ndejën në barin «Klaustur» në Reykjavík ishte edhe ish-kryeministri Davið Gunnlaugsson, kryetar i Partisë së Qendrës. Bisedën, sipas «Süddeutsche Zeitung», e regjistroi një mysafir i lokalit, i cili ua dha mediave nën pseudonimin «Marvin».

Burrat deputetë tallen me gratë, invalidët dhe homoseksualët. Në Islandë tani ka një kuiz me pyetjen: a bëhet fjalë për repera-gangsterë apo për politikanë? Teatri i qytetit në afat rekord e ka vënë në skenë një version të dramatizuar të ndejës në bar. Kryetari i parlamentit u ka kërkuar falje grave, invalidëve dhe komunitetit LGBTQ.

Ministrja e Kulturës, Lilja Alfredsdóttir, e cila ishte atakuar me fjalë vulgare e të ndyra nga deputetët e barit «Klaustur», tha se e kishte përjetuar këtë si keqpërdorim dhe i quajti kolegët e saj njerëz të dhunshëm. Shoqëria nuk guxon të lejojë të udhëhiqet nga politikanë të tillë, tha ajo. Më së shumti zemërim ngjallën sulmet e deputetëve kundër Freyja Haraldsdóttir, një aktiviste e njohur dhe ish-parlamentare, e cila vuan nga një sëmundje eshtrash dhe është e lidhur për karroce invalidësh. Ish-kryeministri Gunnlaugsson dhe tre deputetë u përpoqën të kërkojnë falje. Asnjëri nga gjashtë deputetët nuk kanë dhënë dorëheqje deri më tani. Këshilli i Etikës i Parlamentit ka filluar një hetim.

E keqja e kësaj afere, shkruan Dialogplus, sipas ish-kryeministrit Gunnlaugsson, është se në Islandë mund të përgjohesh ndërsa gjendesh në restorant. Të premten që shkoi «Marvini» misterioz bëri publik identitetin e tij. Bëhet fjalë për Bára Halldórsdóttir, një grua 42-vjeçare, ajo ka një djalë, një grua, një qen dhe dy mace. Bára Halldórsdóttir është islandeze, grua lesbike – dhe invalidë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REVOLTA E "JELEKËVE TË VERDHA"/ Franca reagon ndaj Trump: Mos u merr me vendin tonë
Previous article NBA/ Toronto “bie” në shtëpi, DeRozan udhëheq Spurs te suksesi i radhës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT