E ndërsa politika është në tension mes palëve për emrin e kryeprokurorit të ri dhe procedurën e përzgjedhjes, duket se kjo situatë s’ka shqetësuar aspak Kryeprokurorin në detyrë.
Adriatik Llalla edhe në ditën e fundit të mandatit të tij ka lënë banesën orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte dhe i shoqëruar nga eskorta e tij është nisur për në zyrë.
Dalin pamjet e daljes nga banesa të Llallës e cila ndodhen në zonën e Rrugës së Elbasanit. Llalla del nga banesa dhe i shoqëruar nga truprojat futet në bordin e automjetit dhe niset për në zyrë.
Ndërsa Komisioni i Ligjeve ka nisur sot procedurën për zëvendësimin e tij, ndërsa qeveria kërkon konsensus për emrin e ri.


