• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA E STUDENTËVE/ Fevziu: I bëri një nder të madh vendit. Zgjidhja e vetme është…
Home
Sociale

PROTESTA E STUDENTËVE/ Fevziu: I bëri një nder të madh vendit. Zgjidhja e vetme është…

9 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Sociale

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka deklaruar se shteti duhet të marrë parasysh kërkesat e studentëve, pasi lëvizja e tyre mund të marrë përmasa të paimagjinueshme.

I ftuar në studion e ABC News, Fevziu tregoi problematikat e studentëve, të cilat i ka dëgjuar vetë prej tyre. Tarifat i konsideron të larta, ndërsa thotë se studentëve nuk mund t’u vendoset një datë e caktuar për të bërë pagesat e studimeve.

Sipas gazetarit Blendi Fevziu, arsimi është një e drejtë kushtetuese që shteti duhet ta garantojë për të gjithë. Po kështu, edhe pagesa prej 600-680 mijë Lekësh të vjetra për konviktet, është e lartë, shprehet gazetari Blendi Fevziu.

Një tjetër shqetësim i studentëve, Fevziu tregoi se është fakti që ata ndihen të papërfaqësuar në këtë vend, pasi në administratën shtetërore emërohen militantë partiakë.

 

“Studentët janë një komunitet ndaj të cilëve nuk ushtron dot dhunë. Reforma në arsim ka patur një ngërç. Kam takuar një vajzë që thoshte që familja e saj i jepte 5 mijë Lekë ushqim në ditë. Dhe ajo thoshte që nëse nuk paguan kreditet deri në 5 Dhjetor, i bie që një ditë të ushqehem, një ditë mos të ushqehem. Problemi i konfikteve, më thanë që paguanin 600 mijë Lekë në vit për konfiktin. Kur e çon fëmijët në konvikt, tregon që ti nuk ke asnjë mundësi.

Nuk mund ta kthesh arsimin në një artibut të familjeve të pasura. Arsimi, sipas Kushtetutës, është shteti që duhet të kujdeset deri në fund për arsimin e tij. Shteti është shumë i vonuar me zgjidhjen e këtij prroblemi. Lëvizjet studentore janë lëvizje që mund të marrin përmasa të paimagjinueshme.

Kishte dhe një kërkesë tjetër, studentët ndihen të nëpërkëmbur dhe të izoluar në këtë vend. Befas e shohin veten të papërfaqësuar. Venë në një zyrë dhe shohin injorantë militantë të partive. Ma thanë në mënyrë eksplicite vetë studentë, që nuk e shikojnë veten të përfaqësuar në këtë vend. Protesta e studentëve tregoi që njerëzit reagojnë, që nuk i bind dot nëse janë të bindur që ti po i bën një padrejtësi. Protesta e studentëve i ka bërë një nder shumë të madh këtij vendi. E vetmja zgjidhje, është marrja në konsideratë sa më shpejt e kërkesave të tyre”, deklaroi gazetari dhe drejtuesi i “Opinion”, Blendi Fevziu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MORI PESHQIRIN FATMËS/ Shihni si tallet Alfio: Ulërimat e saj... (FOTO)
Previous article IBRA FUNDOS RONALDON/ E kemi të qartë tani se është PEREZ ai që LUFTON me MESSIN

Isa.Autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT