Tensionet mes dy shteteve Shqipëri-Greqi duket se po agravojnë drejt një krize diplomatike. Vrasja e Kacifas në Bularat, solli tensione mes dy vendeve ku akoma nuk kanë mbaruar hetimet për ngjarjen. Grekët e çuan çështjen deri në parlamentin Europian, ku kërkuan që shtetet e mëdha të ndërhynin.
Por edhe situata e shqiptarëve në Greqi është e tensionuar, ku vetëm në një muaj janë vrarë 8 shqiptarë. Ku ajo që tronditi më shumë opinionin publik ishte vrasja e 63-vjeçarit në Greqi nga një ekstremist i Agimit të Artë. Ku prej debatit për vrasjen e Kacifas, killeri grek e ekzekutoi të moshuarin dhe e hodhi në një kanal. Duket se hakun e Katsifas po e merr Agimi i Artë.
Dje në meshën për të 40-at e Kacifas të cilat u zhvilluan pa thirrje rraciste, policies sonë i shpëtoi një polic grek i cili nën shoqëin e një deputeti kishte ardor me armë në vendin tonë. Por policia bëri të mundur arrestimin e policit ekstremist, Marios Gogolos, 35 vjeç, me detyrë efektiv në Igumenicë.
Polici ishte duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër”.
Por historia e policëve të këqinj të cilët kanë shkelur vendin tonë nuk ka nisur këtu,
AlpeNews.al ju s jell rastet e policëve të “këqinj” grek”.
Çfarë ndodhi dje:
Një polic dhe një deputet grek janë shoqëruar në Komisariat pasi u ndaluan nga një postobllok policie.
Polici që shoqëronte deputetin u arrestua pasi kishte një armë me vete, të cilën nuk e kishte deklaruar në doganë.
Deputeti grek u shoqëruar në polici dhe më pas është lënë i lirë. Mësohet se të dy ishin duke shkuar në Gjirokastër për të marrë pjesë në ceremoninë e të 40-ave të Konstandinos Kaçifas. Policia bëri të mundur arrestimin e policit ekstremist, Marios Gogolos, 35 vjeç, me detyrë efektiv në Igumenicë.
3 shkurt 2018
Atentati ndaj Devi Kasmit në 29 janarit në Tiranë ka qenë e mirëorganizuar. Katër ditë pas vrasjes së Devi Kasmit, Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona dhe ka shpallur në kërkim Aurel Hoxhallarin i cili është organizator i grupit. Ka qenë vetë Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, i cili ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp se ekzekutori i 41-vjeçarit ka qenë një shtetas grek. Mësohet se në rolin direkt të ekzekutorit ka qenë shtetasi grek Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, ish-agjent i forcave speciale të policisë greke.
18 shkurt 2018
Një oficer i policisë greke është vënë në pranga në lidhje me një ngarkesë prej 805 kilogramë drogë të trafikuar në Greqi nga Shqipëria.
Urdhër-arresti u lëshua oficerin grek të policisë, pasi dyshohet si i përfshirë në rrjetin e shpërndarjes dhe trafikut të 805 kilogramëve marijuanë që u kap në Prevezë, e cila kishte ardhur nga Shqipëria.




