Masa te shtuara sot ne Gjirokaster, nderkohe qe pritet te mbahet nje ceremoni per te 40-t e Kostandinos Kacifas, vrare nga policia ne Bularat.
Ne kete dite jane planifikuar te mbahen dy tubime, i pari në Bularat për nder të Konstandinos Kacifas dhe tjetri ne Gjirokaster, nderkohe qe policia ka dhene leje për zhvillim të një tubimi paqësor të “një grupi patriotësh”.
Mesohet se organizatorët e këtij tubimi qe ta zhvendosin protesten në zonen qe njihet si “Ura e lumit”. Nderkohe qe policia e Gjirokastrës ka dhënë leje për organizimin e tubimit vetëm në “sheshin e Çerçizit” prej orës 11:00 deri në orën 13:00.
Pritet qe nga Greqia të vijnë autobusë me ekstremistë në drejtim të Bularatit për të nderuar Kacifas.



